Gazetarja e DW: Keni qenë në qeveri, ndoshta duhet të largoheni edhe ju?! Basha: Unë jam brezi i ri! (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha këmbëngul se kriza politike zgjidhet duke larguar nga pushteti kryeministrin Edi Rama për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme përmes një qeverie tranzitore. Ai dha një intervistë për Deutsche Welle nga Berlini ku shfaqi të njëjtat qëndrime të artikuluara vazhdimisht kundër qeverisë, se nuk mund të çelen negociatat për anëtarësim në BE me këtë qeveri.

Por gazetarja e DW, Anila Shuke ishte mjaft e drejtpërdrejt në pyetjet e saj. I kujtoi zotit Basha se edhe ai është pjesë e 'politikës së vjetër'. Ka qenë edhe vetë Basha ministër dhe pjesëmarrës në qeverinë e mëparshme, atë Berisha, dhe përgjegjësia duhet të jetë edhe mbi ta për gjendjen ku është vendi.

Gazetarja e pyeti liderin e opozitës se a është koha që edhe ai, si person që e ka dëshmuar aftësinë e tij qeverisëse, të largohet nga pushteti për t'i lën vend brezit të ri! Por lideri demokrat u përgjigj duke thënë: Unë jam brezi i ri!

Pyetja për politikën e vjetër

DW: Megjithatë pajtoheni dhe ju dhe nuk jam unë e vetmja që mendoj se, tek e fundit, edhe ju, duke qenë pjesëmarrës i një qeverie të mëparshme, keni edhe ju përgjegjësinë tuaj për gjendjen e vendit apo jo? Ndoshta është një zgjidhje që, përveç zotit Rama, ndoshta dhe ju, me të tjerë persona që, nuk po them janë konsumuar, por e kanë dëshmuar aftësinë e tyre qeverisëse, të largohen për t’i lënë vend brezit të ri?

Lulzim Basha: Unë jam brezi i ri. Do apo nuk do zoti Rama apo lakejtë e tij, unë jam brezi i ri. Unë kam ardhur si pjesë e brezit të ri dhe përfaqësoj vlerat europiane të besimit tek demokracia, tek zgjedhjet e lira e të ndershme. Jam njeri që kurrë nuk kam bërë kompromis me krimin, edhe kur kjo i ka sjellë faturë politike partisë sime. Në këtë kuptim, jam i bindur se përfaqësoj atë qe i duhet Shqipërisë: një politikë të ndarë nga krimi dhe vullnet politik për të mos kompromentuar interesin e shqiptarëve për shkak të karriges.

Pra, qartësisht, nuk jemi njësoj dhe të barabartë. Kemi një qeveri që qeveris prej 6 vjet e gjysëm, kemi një opozitë dhe një kryetar opozite që ka luftuar kundër krimit të organizuar, kundër kanabizimit, kundër aferave të tmerrshme korruptive, kur askush nuk e hapte gojën.

Prandaj ndodhem sot këtu, si përfaqësues i një gjenerate të re të shqiptarëve, si një njeri që ka privilegjin dhe përgjegjësinë të drejtojë një parti politike dhe një opozitë, të bashkuar rreth vlerave, programit dhe vizionit europian për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Kjo është arsyeja pse ndodhem këtu, si një partner i besueshëm i Gjermanisë, sot si kryetar i opozitës dhe nesër, me besimin e qytetarëve shqiptarë, në drejtimin e një qeverie europiane, me zgjedhje të lira e të ndershme.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sportisti: 05/06/2019 12:02

    Ky eshte kaq fallco sa ofendon edhe kukkullat plastike te fryra!

    Përgjigju
  • Tutu: 05/06/2019 09:35

    Plot 10 vjet ne qeveri ne postet me te rendesishme dhe thua brezi i ri...????!!!.,.. Rama qe duhet largohet eshte normale, po kjo opozite eshte opsioni me i pamundur per ta zevendesuar... keta jane banda qe grabiti shqiperine per 30 vjet...mbi kurriz mbajne shume krime te pa shlyera...

    Përgjigju
  • Deromema: 05/06/2019 09:29

    Qenka i ri me nje qerre krimesh e hajdutlleqesh te vjetra me vete

    Përgjigju
  • TRALALA ZURA NJË GAL REXHEP LEKA PALL: 05/06/2019 08:11

    O lyl kryeministër ti s'bëhesh kur mor maskara i ler. Ti je hajdut kriminel injorant pa shkoll një nga njerzit e rall ti sdi tabelën e shumzimit. Ti je zar i salhe kriminelit e si do bohesh ti kryeministër o buratini salheut. Ëndërro se të mushme e ke o burratin .

    Përgjigju
  • Cubi: 04/06/2019 22:06

    Mir e ka i shkreti .E ka qejf i cik KM por po di te jete mbas 2025 mbase do i bjer radha. Kam frik mos i ben ndonje puc baba se ai sduron gjat.U shoft fara e kriminelave qe vetem kan vrar e prer me pushtetin e tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë