'Gjuha shqipe, e dyta më e përdorura në SKY', gazetarja Mejdini: Po preken banda që s'u përmendej as emri, janë kërcënuar prokurorë të SPAK e gazetarë

Gjuha shqipe rezulton të jetë gjuha e dytë më e përdorur nga aplikacioni SKY ECC nga krimi i organizuar, kështu deklaroi në “Frontline” në Report Tv gazetarja Fatjona Mejdini.

“Gjuha shqipe ishte gjuha e dytë më e përdorur në sky, kjo do të thotë se një numër i lartë i peronave të krimit të organizuar e përdorin”, tha ajo.

Në një intervistë me Marsela Karapançon, gazetarja foli dhe për aksionet e fundit të SPAK ndaj krimit të organizuar.

“Do ketë dosje të tjera. Lidhja mes politikës, krimit të organizuar dhe biznesit pritet të tregohet. Duhet të kuptojmë se ajo që ka ndodhur me sky është shumë e rëndësishme. Pritet të dalin më shumë detaje, të shohim më shumë në lidhje me grupet kriminale. Sky dhe EncroChat kanë dy vite që nuk përdoren më nga krimi për shkak se u bënë të ditura. Tani do bëhet më e vështirë për të kuptuar se çfarë lloj komunikimi kanë përdorur grupet kriminale. Kjo ka qenë goditje e fortë ndaj tyre sepse detajon të gjithë operacionet që ata kryenin. Është si të ishe në një tavolinë me to. Për një kohë të gjatë autoritetet i kanë pasur në vëzhgim”, shtoi Mejdini.

Ndërkohë që lufta ndaj bandave të rrezikshme po intensifikohet, gazetarja thotë se ka pasur kërcënime ndaj prokurorëve të SPAK por edhe ndaj gazetarëve.

“Kam informacione që ka pasur kërcënime të prokurorëve të SPAK por ato nuk janë bërë publike për shkak dhe të faktit se prokurorët kanë njëlloj imuniteti të shtuar ndaj kërcënimeve, duke ditur dhe sensivitetin e punës që bëjnë. Ka kërcënime të gazetarëve por dhe ato nuk janë të publikuara në shumë raste. Kjo çfarë po ndodh me këto operacione që SPAK po ndërmerr janë operacione të forta dhe të rrezikshme dhe padyshim që vëmendja ndaj autoriteteve dhe SPAK duhet të jetë e shtuar. Po preken për herë të parë grupe kriminale që më parë nuk guxohej as tu përmendje emrin”, shtoi ajo më tej.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 29/05/2024 04:14

    prokuroreve te spakut tu ndertohet nje bicim vendbanimi me 100 shtepi te rrethuara me mure te larta,,,me roje,,,dhe te kene brenda aty nje merkato,,,,berber,,ambulance,,nje shkolle fillore, te mesme,,,,nje dege banke,,fusha sporti,,lojra per femije,,, fusha basketbolli,,tenisi,,,lulishte,,,dhe kur te levizin ne qytet te shoqerohen nga policia..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë