Situata pozitive duket edhe në Gjermani. Sipas gazetares dhe studiueses së letërsisë, Nidela Hoxha kjo po sjell lirim të masave , por jo organizime publike si festa apo tubime. Një prej festave që nuk do të organizohet është edhe ‘Oktoberfest’, e cila është mjaft e famshme. Megjithatë, duke u ndalur tek masat që ky shtet ka marrë, Hoxha tha se kurba është në uljë e për pasojë ka një lehtësim të tyre. Në kuadër të hetësimit të masave, shtoi Hoxha, është edhe hapja e shkollave, por vetëm për ata fëmijë që i kanë prindërit në dy punë.
“Pak nga pak po shkojmë drejt pozitivitetit. Megjithatë nuk duhet të jemi dhe aq optimist deri sa të gjendet një vaksinë. Kurba është në ulje. Gjithçka duket sikur është nën kontroll. Kemi mbi 150 mijë të infektuar aktualisht dhe mbi 106 mijë të shëruar. Gjithashtu janë mbi 5500 të vdekur. Pritet që të kemi lirim të masave. Megjithatë kemi dalë në një fazë të re, komplet ndryshe. Por duke qëndruar larg njëri tjetrit dhe me maskë me vete. Do kemi hapje të dyqaneve. Gjithmonë me kujdes. Një gjë e rëndësishme janë absolutisht të mbyllura mbledhjet publike. Festa të ndryshme dhe siç janë festat e tetorit. ‘Oktoberfest’. Bota do të përjetoje një ndryshim drastik në marrëdhënien sociale. Qeveria ka vendos në dispozicion paketa publike. Ka dhe pakënaqësi. Është rritur shumë shkalla e papunësisë dhe priten probleme. Të hënën e tutje pritet hapja e shkollave, kopshte dhe çerdheve, por nën kontroll të rreptë. Janë masa për ata prindër që janë të dy në punë. Fëmijët po edukohen për mbajtjen e maskave. Si mënyrë jetike. Sot kemi takuar njerëz rastësisht dhe fëmijët e mijë u takuan me edukatoren duke u përshëndet nga larg. Duam s’duam ne kjo është një mënyrë jetese. Ata që do e pësojnë më shumë në këto moment janë baret, restorantet dhe hotelet. Ka të pa kënaqur. Bizneset nuk kanë mundësi që të ja ndalin rrogën punojësve. Në çështjen e financave nuk të falin Gjermanët. Unë e ndjek situatën në Shqipëri dhe me shumë krenari e them se menaxhimi është i njëjtë. Qeveria është shumë e hapur në rrjete sociale për të qenë sa më afër publikut. Gazetarët janë kudo. Në çdo vend. Gjithçka është e mbuluar me qese e fasha sigurie. Kjo gjë është pozitive, pasi jo vetëm jep mesazh të mirë, por edhe mbron qytetarin nga paniku. Media ka bërë punë të shkëlqyer dhe meritojnë duartrokitje dhe lutje”, tha gazetarja Hoxha.
Lajmi kryesor: