'Hera e parë që të shëruarit kalojnë numrin e të vdekurve', gazetari shqiptar nga Italia: Sistemi shëndetësor po vë poshtë koronavirusin

Situata e Covid-19 në Itali ka prekur edhe emigrantët shqiptar. Në një lidhje live nga Genova, gazetari Alban Daci tregoi për Report Tv, se ai ka komunikuar me shumë bashkatdhetar, të cilët i kanë shprehur shqetësimin se ndodhen në një situatë të vështirë ekonomike. Sipas tij, kjo ndodh për shkak se ka emigrantë që kanë ardhur për punë sezonale dhe nuk kanë arritur që të punojnë, por ka dhe nga ata që nuk kanë marrë pagat.

Për sa i përket numrit të të prekurve nga Covid-19 në Itali, Daci thotë se situata është pozitive, pasi numri i të shëruarve ka kaluar atë të të vdekurve. Kjo gjë ka rritur dëshirën për rifillimin e jetës normale, e cila shihet si një domosdoshmëri. Në muajin maj mendohet të hapen kantieret e ndërtimit, fabrikat që prodhojnë mjete bujqësore, por edhe baret dhe restorantet me kushtin që të respektojnë distancimin social.

“Sipas të dhënave kemi një numër të ulët të infektuarve. Të dhënat janë pozitive. Kemi një numër të lartë të të shëruarve. Hera e parë që numri i të shëruarve ka kaluar atë të të vdekurve. Sistemi shëndetësor Italian po vë poshtë koronavirusin. Sot në San Martino është mbyllur një repart i Covid-19. Ajo që mbetet shqetësuese  është numri i lartë i të vdekurve. Kjo mund të shpjegohet edhe për shkak se kemi pas një numër të lartë të të infektuarve në  terapi intensive. Strategjia e re është që të bëhen sa më shumë teste. Kjo situatë pozitive edhe pse nuk kemi dalë në fazën përfundimtare ka rritur dëshirën për një fazë të dytë. Për hapjen e aktiviteteve. Faza e dytë vjen si një domosdoshmëri për shkak të krizës ekonomike.  Conte ka paralajmëruar që në fazën e dytë do të jenë 4 mijë faza për të bërë një hapje më të ngadaltë.  Me 7 maj mendohet që do të hapen të gjitha fabrikat që prodhojnë mjete të makinerive Bujqësia është në kolaps pasi nuk ka mjete dhe punëtor për të punuar. Me datë 4 maj do të hapen të gjitha kantieret e ndërtimit. Shumë qytete janë mbi 4 vjeçare dhe kanë nevojë për restaurime.

Genova ka punuar pa ndërprerje për ndërtimin e urës së re e cila u shemb. Me datë 18 maj supozohet që të hapen edhe baret dhe restorantet, por duhet të respektojnë kushtet e sigurisë.  Italia një ndër sektorët më të rëndësishme ka turizmin. Supozohet se shumë biznese nuk do të hapen. Nuk ka një strategji konkrete. Më shumë ka një dëshirë për të bashkëjetuar me koronavirusin sesa një strategji konkrete.

Nuk ju është dhënë rëndësi shqiptarëve. Kemi një problem serioz me të bllokuarit e shqiptarëve  në Itali. Ka shqiptar që kanë ardhur këtu për një javë dy javë dhe kanë ngelur dy muaj. Shumë prej tyre më kanë thënë se po kalojnë një vështirësi të madhe nga ana ekonomike dhe ushqimeve jetike.  Ka pasur edhe persona që kanë ardhur për punë sezonale dhe nuk kanë arritur të punojnë. Për pasojë nuk kanë të ardhura. Ka plot edhe shqiptar që nuk kanë marrë pagesa. Komuniteti shqiptar do të ketë pa fund probleme të natyrës ekonomike. Ato që janë me dokumente do të bëhen pjesë e platformës ekonomike të shtetit Italian.  Kam një familje e cila më ka shkruajtur disa herë e cila është në limitet e urisë,”- tha gazetari Daci. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:33
Gazetarja për Report Tv: Në Gjermani do hapen shkollat vetëm për fëmijët që kanë 2 prindërit në punë

Situata pozitive duket edhe në Gjermani. Sipas gazetares dhe studiueses së letërsisë,  Nidela Hoxha kjo po sjell lirim të masave , por jo organizime publike si festa apo tubime.  Një prej festave që nuk do të organizohet është edhe ‘Oktoberfest’, e cila është mjaft e famshme. Megjithatë, duke u ndalur tek masat që ky shtet ka marrë, Hoxha tha se kurba është në uljë e për pasojë ka një lehtësim të tyre. Në kuadër të hetësimit të masave, shtoi Hoxha, është edhe hapja e shkollave, por vetëm për ata fëmijë që i kanë prindërit në dy punë.

“Pak nga pak po shkojmë drejt pozitivitetit. Megjithatë nuk duhet të jemi dhe aq optimist deri sa të gjendet një vaksinë. Kurba është në ulje. Gjithçka duket sikur është nën kontroll. Kemi mbi 150 mijë të infektuar aktualisht dhe mbi 106 mijë të shëruar. Gjithashtu janë mbi 5500 të vdekur.  Pritet që të kemi lirim të masave.  Megjithatë kemi dalë në një fazë të re, komplet ndryshe.  Por duke qëndruar larg njëri tjetrit dhe me maskë me vete.  Do kemi hapje të dyqaneve. Gjithmonë me kujdes. Një gjë e rëndësishme janë absolutisht të mbyllura mbledhjet publike. Festa të ndryshme dhe siç janë festat e tetorit. ‘Oktoberfest’. Bota do të përjetoje një ndryshim drastik në marrëdhënien sociale. Qeveria ka vendos në dispozicion paketa publike. Ka dhe pakënaqësi. Është rritur shumë shkalla e papunësisë dhe priten probleme. Të hënën e tutje pritet hapja e shkollave, kopshte dhe çerdheve, por nën kontroll të rreptë. Janë masa për ata prindër që janë të dy në punë. Fëmijët po edukohen për mbajtjen e maskave. Si mënyrë jetike. Sot kemi takuar njerëz rastësisht dhe fëmijët e mijë u takuan me edukatoren duke u përshëndet nga larg. Duam s’duam ne kjo është një mënyrë jetese. Ata që do e pësojnë më shumë në këto moment janë baret, restorantet dhe hotelet. Ka të pa kënaqur. Bizneset nuk kanë mundësi që të ja ndalin rrogën punojësve. Në çështjen e financave nuk të falin Gjermanët.  Unë e ndjek situatën në Shqipëri dhe me shumë krenari e them se menaxhimi është i njëjtë. Qeveria është shumë e hapur në rrjete sociale për të qenë sa më afër publikut. Gazetarët janë kudo. Në çdo vend. Gjithçka është e mbuluar me qese e fasha sigurie. Kjo gjë është pozitive, pasi jo vetëm jep mesazh të mirë, por edhe mbron qytetarin nga paniku. Media ka bërë punë të shkëlqyer dhe meritojnë duartrokitje dhe lutje”, tha gazetarja Hoxha.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj