Zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike, duket se kanë një preferencë me makinat gjermane e kryesisht me ato të tipit ‘Mercedes Benz’. Kryetari i Partisë Demokratike ka përdorur një makinë tip ‘Mercedes Benz’ me targa “AA 111 EN”. Por siç duket një mjet të tillë e madje me targë pothuajse të ngjashme po përdor edhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Gazment Bardhi.
Teksa ka dalë nga gjykata, Gazment Bardhi është fotografuar me një makinë thuajse identike si e Bashës me targa ‘AB 111 EN’. Burime për Report Tv bëjnë me dije se makina e Bardhit është marrë me qira për përdorim në kompaninë ‘Noshi’.