Gazsjellësi Adriatiko-Jonian, Yuri Kim: Strategjikisht e rëndësishme! TAP do e bëjë Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë

Gazsjellësi Adriatiko-Jonian, Yuri Kim: Strategjikisht e rëndësishme! TAP do e bëjë Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë

Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim e ka quajtur një strategji të rëndësishme, faktin që TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë përmes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e bërë Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë.

"Kjo është strategjikisht e rëndësishme. TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë përmes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e bërë Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë. Diversifikimi i energjisë = zgjedhja = siguria = pavarësia", shkruan ajo.

Ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka bërë me dije se një objektiv është të ndërtohet dhe gaz-sjellësi Adritiko- Jonian.

"Besoj që ju e keni dëgjuar që objektivi ynë është që së bashku me disa vende të tjera të rajonit të ndërtojmë dhe gazsjellësin adritiko jonian. Ai është një ndryshim i madh në  hapësirën ku ne jetojmë dhe sot me planin e madh të BE është një mundësi reale siçc është një mundësi reale shtrirja e rrjetit të furnizimit me gaz në territor për familjet dhe bizneset", ka thënë Rama më herët.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA: 14/10/2020 18:04

    Do behet shqiperia mender jush thuaj, qe ka per tu bere koshi I plehrave Te gjith europes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë