Pollo te ‘5 Pyetjet’: Kritikat e Ramës ndaj BE për vaksinën të rrezikshme për vendin! Roli si ndërmjetës mes Greqisë e Turqisë, propagandë (VIDEO)

Ish deputeti i PD-së, Genc Pollo ka kritikuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama kundër BE-së dhe Francës në lidhje me vaksinën duke thënë se këto do të kenë një impakt për vendin tonë edhe pasi ai të iki nga qeveria. Në një intervistë për “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv, Pollo tha se Rama sa herë i ngec sharra në gozhdë fillon dhe sulmon BE apo nxjerr nga xhepi kartën e sovranitetit. Kritikat e Ramës ndaj Macron për vaksinën por edhe mos hapjen e negociatave dhe pritja madhështore e tij në Turqi nga Erdogan, për Pollon krijon disbalanca që vendit nuk i duhen.

Pollo tha se BE nuk e ka detyrim të sjellë vaksinë për vendet jo anëtare, por gjithsesi ia është treguar solidar duke dhuruar 70 mln euro për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Pollo shprehet se Rama e bën këtë për të hequr vëmendjen nga paaftësia për të gjetur vaksinë në kohë.

“Është një proces i gjatë dhe jo i lehtë dhe me hapa mbrapa procesi i marrjes së përgjegjësi që shpesh e gjen fajin tek të tjerët kur e ka vetë. Kur na leverdis e gremë menjëherë flamurin e nacionalizmit. Rama shpesh herë kur i ka ngecur sharra në gozhdë  është kujtuar për sovranitetin. Në një vend sovran ti siguron vetë gjërat e tij dhe kujdeset për sigurinë e brendshme të shtetasve të tij, dhe në rastin konkret kujdeset për vaksinën dhe duhet ta përballojmë me fondet tona. Ne nuk jemi shtet anëtar i BE , ne duam që një ditë të bëhemi anëtar. Rama ashtu siç bërtiste kur prishi marrëveshjen për reformën zgjedhore se jemi shtet sovran, BE nuk ka asnjë detyrim për Shqipërinë por vetëm për shtete anëtare. Ajo që beri BE është se vuri në dispozicion 70 mln euro për 6 vendet  e Ballkanit Perëndimor. Rama do të spostojë vëmendjen gjithmonë sulmohet dikush tjetër nga përgjegjësia e tij për paaftësinë për të gjetur vaksinë  në kohë. Nuk po them se nuk ka dashur ta gjejë, madje e di qe  ka kërkuar dhe tek disa kryeministra të tjerë të vendeve mike. Ne kemi qene si Shqipëri 50 vite në komunizëm, dëmi që ka sjelle ai në imazh në Evropë dhe në botë vijon të ndihet. Dëmi që po sjell Rama me deklarata të papërgjegjshme dhe armiqësore kundër Evropës do druaj se do të ndihet edhe pasi Rama të iki nga kryeministria. Kjo nuk ka të bëje me Ramën por me qasjen ndaj vendit tonë në një kontinent jemi të varur dhe të ndërvarur”, tha Pollo.

Në lidhje me Ramën duke luajtur rolin e ndërmjetësuesit për takimin dhe rregullimin e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Turqisë, Pollo tha se do të donte që Shqipëria ta luante një rol të tillë, por që nuk është e vërtet. Për Pollon kjo është thjeshtë propagandë që e tregojnë edhe faktet, kur takimin në Tiranë e përmendi vetëm Turqia, ndërsa Greqia tha se nuk kanë rëndë dakord dhe vendori të takohej në Stamboll.

“Zor se Shqipëria mund të luaj këtë rol por në rastin konkret nuk ka pasur një gjë të tillë. Në Athinë është diskutuar për procedurat për përcaktimin e kufijve detarë përmes gjykatës ndërkombëtare, por jo për ndërmjetimin mes dy shteteve Greqisë dhe Turqisë. Idetë për një takim në Tiranë e tha vetëm Turqia, pala greke tha se nuk kemi rëndë dakord. Pra janë llafe në erë, propagandë. Po të shikosh faktet del se nuk ka fakte por propagandë”, tha Pollo.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • F-35: 19/01/2021 09:06

    Kuqo, pyeti shefat e tu ne Greqi se mbase mendojne ndryshe per ndermjetesimin e Rames!

    Përgjigju
  • Kot: 18/01/2021 23:58

    Kot po nje pyetje ... cfare di ky pollo?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë