Genci Gjonçaj: Ndryshimet në
Kodin Zgjedhor vetëm teknike

Genci Gjonçaj: Ndryshimet në<br />Kodin Zgjedhor vetëm teknike
Përfaqësuesi ligjor I Partisë Socialiste në KQZ Genci Gjonçaj, në një intervistë për A1 Report, jep arsyet se pse Kodi Zgjedhor duhet të ketë ndryshime, të lidhur ngushtësisht me ndarjen e re territoriale.

Gjonçaj përsërit qëndrimin e mazhorancës, se këto ndryshime nuk do të jenë esenciale apo proceduriale apo që prekin bazën bipartisan, por vetëm teknike. Ai sqaron se procuderialisht, duhet të jetë KQZ që pasi të mbledhë propozimet, t’ja paraqesë ato parlamentit, për ndryshimet e Kodit.

Më tej Gjonçaj arsyeton se kjo KQZ pavarësisht se pjesa më e madhe u zgjodh nga Partia Demokratike, ka mbështetjen maksimale të së majtës, për organizimin e zgjedhjeve.

Në lidhje me aplikimin e teknologjive në këto zgjedhje, si numërimin elektronik apo edhe verifikimin elektronik, Gjoncaj thotë se ky ka qenë një detyrim ligjor për zgjedhjet e 2013, ndërsa për këto votime nuk përbën detyrim.
 
Intervista e plotë
Zoti Gjoncaj pse mazhoranca kërkon ndryshimin e kodit zgjedhor vetëm pak muaj para zgjedhjeve?
Pyetja juaj është një pyetje korrekte, dhe nëse I referohemi zgjedhjeve të kaluara, në çdo rast që data e zgjedhjeve afron,politika nxiton të bëj ndryshimet arnimet e Kodit Zgjedhor. Për as sa kohë kam unë në këtë fushë, para çdo lloj zgjedhje vendore apo të përgjithshme, kodi ka ndryshuar. Në rastin konkret s’jemi para kësaj situate. Pra skemi një vullnet politik për të ndryshuar sidomos përmbajtjen apo rregullat. Por jemi para një nevoje përshtatje teknike, të këtij kodi referuat normalisht ndarjes së re territoriale, që ka kaluar nga kuvendi dhe nga gjykata kushtetuese. kjo është një përshtatje që vjen logjikshme, dhe propozimet vijnë në tavolinë për ekspertët , por edhe mund të behën propozime.
 
Ku duhet të bëhen këto ndryshime, e kam në aspektin teknik?
Për ta bërë më të lehtë për ta kuptuar publiku, I referohemi zonave të administrimin zgjedhor, ose sic njihen ndryshe ZAZ. Nëse ne do të vazhdojmë me ZAZ ekziztuese, nuk jemi korrekt me ndarjen e re administrative territorial. Sepse në Kodin Zgjedhor në nenin 27 të saj, kriteri bazë është juridiksioni territorial. Në kod thuhet që juridiksioni territorial është i njëjtë me rrethin administrativ, por me ndarjen e re territorial koncepti i rrethit administrativ nuk ekziston. Pra kandidatët do të garojnë për 61 njësi vendore, por numri I ZAZ-vë nuk është I njëjtë me zonat, numri aktual. Dhe na rezulton se në 27 bashki, ka më shumë se 1 ZAZ. Cka do të thotë se nëse s’behën këto ndryshime do të kemi problematika me procesin zgjedhor. Sa i takon regjistrimin të kandidatëve, shpërndarjes së bazës material, dhe elementët e tjerë. Shembull kryesor është bashkia e Tiranës, ku në zgjedhjet e kaluara u votua edhe për 11 njësitë bashkiake, ndërsa me ndarjen e re, nuk do të ketë më kryetarë njësish që zgjidhen me votë direkte. Pra është e dukshme dhe e nevojshme, që kodi zgjedhor në këtë pjesë duhet të ketë ndryshime. Dhe shumë çështje të tjera teknike, që s’mund të konsiderohen çështje esenciale. Dhe besoj edhe komisioni zgjedhor duhet t’i ketë evidentuar këto problematika, do të duhet t’i drejtohet kuvendit që të bëje edhe ndryshimet konkrete.
 
Pra s’do të jenë ndryshime esenciale, mos gabohem?
është e qartë që s’ka ndryshime esenciale, apo formulat bipartizane, janë vetëm ndryshime teknike. Është një ligj I ri që imponon ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
 
Si po shkojnë përgatitjet për zgjedhjet lokale, e kam fjalën për punën e KQZ?
Plotësimi I vendeve në KQZ ishte një arritje e rëndësishme për zgjedhjet e 21 qershorit. Tashmë KQZ kuorumin e nevojshëm , për të përfunduar vendimmarrje të rëndësishme, që kërkojnë 5 vota. Dhe unë kam kundërshtuar miratimin e akteve që s’kanë pasur kuorumin e nevojshëm. Për të pasur zgjedhje sa më të rregullta dhe të pakundërshtuar nga palët. KQZ ka miratuar disa akte të rëndësishme. Dhe e rëndësishme është fryma që KQZ duhet të krijojë me publikun. Nëse do e ndajmë në balancat e politike, KQZ ka një mazhorancë e përzgjedhur nga PD, dhe fakti që ne jemi në këtë tryezë për të debatuar çështjet zgjedhore, tregon që ne I japim besimin tonë kësaj KQZ dhe gjithë palët , për ti dhënë vendit, për të rregulluar dhe përfunduar një proces që i mungon vendit prej kohësh.
 
Në lidhje me aplikimin e teknologjisë në zgjedhje, a mund të quhet një ide e ezauruar, apo ka ende mundësi?
Projekte pilot, për teknologjinë, me apo pa dëshirën e KQZ në 2013 nuk u aplikuan këto projekte. Dhe ligjërisht ishin parashikuar vetëm për zgjedhjet e 2013, nuk ka asnjë detyrim ligjor për të kërkuar këto 2 teknologji, qoftë numërimi elektronik ose verifikimi elektronik për t’i pasur në këto zgjedhje. Dëshira e secilës palë është tjetër diskutim. Nga një verifikim që i bëmë zgjedhjeve, na rezultoi që të dyja këto projekte patën të mirat dhe të këqijat e tyre. Por e rëndësishme është që kuadri ligjor është I plotë dhe ne të procedojmë me zgjedhjet e 21 qershorit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore