Genta Ismajli përjeton momente
paniku në aeroplan, qetësohet me...
Fundjavat janë gjithnjë të ngarkuara për artistët, pasi janë gjithnjë në ndjekje të koncerteve në vende të ndryshme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet fqinje ose më gjerë. Një axhendë e tillë sigurisht që të ve përballë provave të ndryshme, siç ka qenë përvoja aspak e këndshme që ka kaluar këngëtarja Genta Ismajli, ndërsa kthehej nga një koncert zhvilluar në Zvicër.
Fundjavat janë gjithnjë të ngarkuara për artistët, pasi janë gjithnjë në ndjekje të koncerteve në vende të ndryshme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet fqinje ose më gjerë.
Një axhendë e tillë sigurisht që të ve përballë provave të ndryshme, siç ka qenë përvoja aspak e këndshme që ka kaluar këngëtarja Genta Ismajli, ndërsa kthehej nga një koncert zhvilluar në Zvicër.
Gjatë rrugës së kthimit, aeroplani me të cilin udhëtonte bukuroshja kosovare, nuk ka mundur të ndalojë në Prishtinë për shkak të motit të keq. Pasagjerët ishin tmerruar dhe kanë mundur të qetësohen vetëm në momentin që prekën tokën.
Vetë Genta nuk e ka komentuar këtë ngjarje, por ishte gazetari i njohur kosovar, Milaim Zeka, që udhëtonte bashkë me të, ai që përshkroi momentet e panikut duke përdorur edhe ironi apo humor tani që gjithçka përfundoi mirë.
“Rallë jam frikësuar sikur sot. Pas një vikendi pune në Zvicër, me ftesë të Fondacionit nga Kosova Lindore (Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc), pas pritjes e mbrëmjes së paharruar, pas takimeve me miq të mi nga Zvicra, Gjermania e Sllovenia, së bashku me Emën, ora 5 e 30 e mëngjesit, u nisëm për në aeroportin e Zurichu-t. Aty takova shumë bashkatdhetarë. Pime kafe me Hajrushin e Shkurte Fejzën. Pak më tutje u përqafuam me Genta Ismajlin. Kur hopa, ia mbërriti Hashim Thaçi me Petrit Selimin. Nuk u përshëndetëm, thjesht mos me e prishë ritmin e mëngjesit. Kur u ngjitëm në ajër, po i thosha gocës që fluturimi do shkojë për mrekulli. E para se në avion ishin nja 20 vjehrra, ku nuset ishin lutur që të mos zbrisnin shëndoshë. E dyta, populli shqiptar nuk ka bërë aq gjynahe që me humb liderin e vet, Hashim Thaçin, e sidomos të madhin Petrit Selimin. Dhe e treta, e dija që nuk jam njeri me kaq fat për me vdek afër Genta Ismajlit. Pas një rruge tepër të mundimshme, pas shumë tentimesh për zbritje në Prishtinë, u lëshuam në Shkup. Hasha me Petritin dolën, ndërsa neve na mbajtën edhe nja një orë brenda në avion. Po më në fund, shyqyr që nuk vdiqën vjehrrat. Shyqyr që na shpëtuan liderët e kombit, edhe shyqyr që unë edhe Genta bashkë me Emën, erdhëm në Prishtinë’’, me anë të këtij rrëfimi Milaim Zeka ka treguar përjetimin që ka pasur në rrugën ajrore nga Zurihu deri në Prishtinë.
Genta Ismajli nga ana tjetër ka zgjedhur mënyrën idelae për t'u qetësuar pas kësaj përvoje me shije të hidhur. Në llogarinë e saj ën instagram këngëtarja ka postuar një foto ku shfaqet duke u relaksuar ndërsa bën një trajtim fytyre.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
2/2
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
54.7%
-
Të gabuar
40.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 14591
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Sa mirë që u çlirove, ti je princesha jonë’, Elia Zaharia poston në Instagram, pak ditë pasi Princ Leka zyrtarizoi lidhjen e re
28 Shtator, 19:16
-
‘Merr vulën, jep Salianjin’, Basha reagon pas dënimit të deputetit të PD: Pazar i ndyrë Rama-Berisha, nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje
28 Shtator, 19:11
-
SHBA, pikëpamjet mbi armëmbajtjen nuk ndryshojnë pas atentateve ndaj Trump
28 Shtator, 18:50
-
Kategoria e Parë/ Besa përmbys Apoloninë në Fier dhe mban kreun, Flamurtari dhe Vora fitore presioni! Tri pikë për Kukësin
28 Shtator, 18:24
-
Të huajt në Shqipëri për ‘turizëm’ mjekësor, 2 miqtë italianë kryejnë transplant flokësh: Çmimet më të lira në Tiranë se sa në Itali, mjekët profesionistë
28 Shtator, 18:15
-
Korçë/ Vodhi një shumë parash dhe sende me vlerë në një banesë! Autori thyen xhamin e derës dhe tenton të largohet nga tualeti gjatë arrestimit
28 Shtator, 18:05
-
Arsenali dhe Chelsea fitojnë 4-2, Cole Palmer 'poker' në pjesën e parë! Ndalet Man. City, Liverpool ka shansin për kreun
28 Shtator, 18:05
-
Ja cilat janë 3 shenjat më të disiplinuara të horoskopit
28 Shtator, 17:53
-
Granit Xhaka në fushë, sot luhet Bayern Munich - Leverkusen! Fitojnë Leipzig e Gladbach
28 Shtator, 17:48
-
Vrasja e Nasrallahut, 'humbje e madhe' për Hezbollahun dhe Iranin
28 Shtator, 17:42
-
Kosovë/ Një vit pas vrasjes së policit, Banjska me rrugën e Afrim Bunjakut
28 Shtator, 17:37
-
‘Ja si flet një tradhtar’, Rama publikon fjalimin në OKB: Të fala atyre prej Kosove që më shajnë me nanë e babë si ‘vëllaun e Vuçiçit’
28 Shtator, 17:25