Bukuroshja kosovare e mbajti fjalën dhe tani të gjithë fansat e saj mund të shikojnë videoklipin e këngës “E kam provuar”, i cili është punuar nga produksioni “EMF Creative”.
Teksti dhe muzika e këngës është punuar nga Arsim Bushnjaku ndërsa kompozimin e ka bërë Virusi.
Në ndryshim nga Genta shpërthyese që jemi mësuar të shikojmë në klipet e saj, këtë herë ajo na shfaqet më e ëmbël dhe e brishtë pasi kënga është një baladë.
Genta duket se edhe këtë rradhë nuk i ka zhgënjyer fansat e saj pasi vetëm video promovuese e këngës mori mbi 500 000 klikime në You Tube.
(b.t/shqiptarja.com)