Georgina Rodriguez kërkon 140 mijë euro për të marrë pjesë në 'Sanremo 2020'

Georgina Rodriguez kërkon 140 mijë euro për të marrë pjesë në 'Sanremo 2020'

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez

E dashura e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez ishte parashikuar të merrte pjesë në festivalin më të madh muzikor në Itali, “Sanremo 2020”.

Sipas mediave italiane, ajo ka kërkuar 140 mijë euro që të merrte pjesë dhe jo 20-25 mijë euro siç është parashikuar.

Nuk dihet ende nëse ajo do të heqë dorë apo do të jetë krah Amadeus, moderatorit kryesor të festivalit.

Kujtojmë që “Sanremo 2020” do të fillojë në datën 4 shkurt e do të zgjasë katër ditë.

Georgina është një influencuese dhe modele me origjinë argjentinase,  e cila ka dy fëmijë me Ronaldon.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 26/01/2020 19:02

    Kjo kerkoka lek kurse Alketa paguan leke te shkoje dhe i lutet Ketu filling ndryshimi se ne kurre sdo behemi si bota

    Përgjigju
  • Ton: 26/01/2020 15:23

    Normal qe do kerkoje 140 se eshte partnerja Ronit jo e preferuara e Veres Thimit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen