Flamurtari ka surprizuar duke bërë dy goditje brenda ditës së sotme. Administratori i ekipit kuqezi Sinan Idrizi ka zgjedhur trajnerin e ri duke i besuar drejtimin Gerd Haxhiut.
Ai ka drejtuar disa ekipe si Besa, Skënderbeu, Luftëtari, Korabi, Partizani dhe Apolonia, por në Vlorë do të ketë një punë shumë të vështirë për të ndërtuar dhe motivuar ekipin për edicionin e ri. Flamurtari ka zyrtarizuar po sot edhe afrimin e mesfushorit boshnjak Bajraktarovic.
Komento