Gërdeci e 21 Janari, Arta Marku:
Po shqyrtohet rihapja e dosjeve

Gërdeci e 21 Janari, Arta Marku:<br />Po shqyrtohet rihapja e dosjeve<br>
Në 10-vjetorin e Gërdecit, Kryeprokurorja Arta Marku deklaroi se po shqyrtohen mundësitë për rihapjen e dosjes së shpërthimit tragjik ku humbën jetën 26 persona. “Ka një numër dosjesh, si kjo e Gërdecit, të cilat kanë dominuar opinionin publik që nga fillimi, që nga hapja dhe ka pasur një amplitudë të ndryshueshme. Unë nuk mund të jap një mendim, një zgjidhje në këtë moment, pasi në demokraci gjithçka ndodh, por drejtësia para se të jetë veprim është procedurë, pavarësisht vullnetit . Këto cështje po shqyrtohen nëse ka mjete të ezauruara apo jo. A ka mundësi prokuroria ti përdorë? Kjo çështje po shqyrtohet nga ana teknike juridike” tha ajo.

Një tjetër dosje e fortë është edhe 21 Janari, ku u vranë 4 protestues në demonstratën e opozitës socialiste asokohe. E njëjta përgjigje si për Gërdecin ishte edhe për 21 Janarin nga Arta Marku, që theksoi se po përpiqemi të gjejmë nëse ka mjete juridike për të rihapur dosjen. “Nuk mund të them asgjë për tepër. Ne po përpiqemi nëse ka mjete juridike të zakonshme apo jashtëzakonshme të paezauruara dhe nëse do të ketë një hapësirë që të përdoren, do të përdoren këto mjete”. Përsa i përket dosjeve të tjera të vjetra dhe akuzave nga opozita, Marku u shpreh se “Të gjitha cështjet e deritanishme janë cështje të vjetra, dosje që kanë qenë prej vitesh në hetim dhe për një arsye apo tjetër unë i kam gjetur aty. Nuk kam bërë asgjë, vetëm se nuk kam penguar prokurorët të bëjnë punën e tyre”.

Por në shqyrtim nuk janë vetëm dosjet e vjetra, por edhe ajo të rejat, paralajmëroi Marku duke shtuar se do të goditet korrupsioni në të gjitha nivelet.  “Ka dosje të reja për të cilat po punohet, pastrimi nga të korruptuarit nuk njeh radhë dhe rangje. Unë garantoj, vetëm Kushtetuta dhe ligjet do të jenë busulla ime në këtë detyrë. Sikur kanë qenë gjithmonë”. Kontratat e lobimit të PD është një nga dosjet që po hetohet aktualisht nga prokuroria. “Është një nga dosjet e reja dhe është në hetim. Prokuroria po bën punën e saj me profesionalizëm. Është cështje e re, jemi në hapat e para dhe nuk është ligjore të flasim”.

Marku preku edhe shumë tema të tjera të nxehta si dosja Habilaj, vendimi i SHBA për Adriatik Llallën, por edhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri.  Arta Marku theksoi se u ka kërkuar prokurorëve të Krimeve të Rënda që të hetojnë deri në fund çështjen Tahiri. “Çështje Tahiri është një nga shqetësimet e mia permanente. I kam garantuar të gjithë prokurorët për mbështetjen me qëllim që kjo çështje të hetohet në mënyrën më të mirë dhe të mbyllet ligjërisht në mënyrën e duhur. Për ekstradimin e Nezar Seitajt dua të them që kërkesa për ekstradimin është bërë para se të isha në këtë detyrë”.

Kryeprokurorja komentoi edhe vendimin e SHBA për Adriatik Llallën, që e vendosi në listën e zezë. “Kam një opinion, por punën e tij e ka vlerësuar publiku, është përfolur aq shumë sa që nuk e gjej me vend të them. Të them të drejtën jam ndjerë shumë keq, është një vendim i rëndë. DASH është treguar gjithmonë i gatshëm për hetimin e çdo zyrtari, jo vetëm për rastin konkret, edhe për rastin konkret kanë qenë të gatshëm. Mund të them që Prokuroria ka marrë përsipër përgjegjësitë e veta që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji” deklaroi ajo.  

Ndërsa në fund, e pyetur për deklaratën e ambasadorit të SHBA për kapjen e ‘peshqve’ të mëdhenj, Marku u shpreh se “Hetimi nuk është fushatë, prokuroria punon cdo ditë. Nëse do të ketë ‘peshq’ të mëdhenj, kjo do të shihet. Nuk më pëlqen të flas, por të veproj” përfundoi Marku në Real Story. 

d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja