Kryeministri Edi Rama ka sjellë në kujtesë momente nga qershori i vitit 1999, në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës. Përmes një serie fotosh të publikuara në rrjetet sociale, Rama ka kujtuar ditët që shënuan fundin e luftës dhe çlirimin e Kosovës, duke i shoqëruar imazhet me mesazhin e shkurtër: “Gëzuar 27 vjetorin - Ditën e Çlirimit”.

Fotot e publikuara rikthejnë në vëmendje një nga momentet më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës, kur hyrja e trupave të NATO-s më 12 qershor 1999 i dha fund luftës dhe hapi rrugën për kthimin e qindra mijëra shqiptarëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre.


Lajmi kryesor:

Shqipëria uron Kosovën në 27-vjetorin e Çlirimit, Begaj: Liria erdhi me sakrificë, Hoxha: Ruajeni për brezat që vijnë


U.D/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
  • Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18

    Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?