Gigi Hadid shmangu një skandal në sfilatën e fundit të Channel në Javën e Modës në Paris.
Ndërkohë që modelet po sfilonin një grua u ngjit në skenë dhe filloi të merrte poza para fotogrfëve.
Gigi e kapi menjëherë situatën dhe u afrua para saj, e la të merrte edhe disa poza e më pas e mori për ta larguar nga skena.

Gruaja e paftuar dhe modelja dolën pa shumë zhurmë nga sfilata, por ky moment nuk u shpëtoi të pranishmëve, të cilët arritën të filmonin momentin.
Gruaja e veshur me kostum me kuadrata dhe kapele kishte nevojë për pak vëmendje në pasarelën më të famshme të botës dhe i shkoi me sukses.
/Shqiptarja.com
Komento
Komente

