Dani ka thënë përpara trupës së gjyqtarëve se Ylviun ia ka prezantuar Shullazi në shtëpinë e tij. Ai tha se biznesmeni ndihej i kërcënuar nga Zamir Hasa si dhe kishte probleme lidhur me regjistrimin e "Vollgës" në hipotekën e Durrësit.
Dani rrëfen gjithashtu se Ylvi Beqaj i ka kërkuar të tërheqë disa çeqe në bankë dhe paratë ia ka dorëzuar në dorë biznesmenit, i cili do i përdorte ato për të paguar regjistrimin e pronës në hipotekë. "Beqja më kërkoi të tëheq disa çeqe në bankë. I tërhoqa paratë dhe ia dhashë në dorë. Me kërkesë të tij tërhoqi çek edhe Endri Qyqja dhe Endri Zela. Qyqja terhoqi 16 mijë euro, që u përdorën për një faturë në hipotekën e Durrësit", ka thënë ai.
Në seancen e sotme mungonte Emiljano Shullazi. Ndërsa tre të pandehurit e tjerëm, bashkëpunëtorë të Shullazit nuk dhanë pëlqim për t'u marrë në pyetje.
Dëshmia e Gilmando Danit te Krimet e Rënda:
Gilmando Dani: Ylviun ma prezantoi Shullazi në shtëpinë e tij. Ylviu kërkonte ndihmë pasi ndihej i kërcënuar nga Zamir Hasa dhe në të njëjtën kohë kishte probleme për regjistrimin e Vollgës në Hipotekën e Durrësit.
Gilmando Dani: Beqja më kërkoi të tëheq disa çeqe në bankë. I tërhoqa paratë dhe ia dhashë në dorë. Me kërkesë të tij tërhoqi çek edhe Endri Qyqja dhe Endri Zela. Qyqja terhoqi 16 mijë euro, që u përdorën për një faturë në hipotekën e Durrësit.
l.q/Shqiptarja.com