Giosue Fiori, veterineri italian rritur në Lezhë! 25-vjeçari: Pasioni për kafshët më nxiti të bëj këtë profesion! Shqipëria vendim im, jam i martuar e do jetoj këtu

Giosue Fiori ishte 6-vjeç, kur familja e tij u shpërngul nga Breshia e Italisë për të jetuar në Shqipëri. Prindërit u vendosën në Lezhë dhe punuan pranë Kishës Katolike, ndërsa Giosue ndoqi shkollën në shqip nga klasa e parë e deri në universitet.

“Qysh në momentin që kam ardhur në Shqipëri më ka pëlqyer. Nuk e di pse më dukej shumë vend i paprekur. Më ka pëlqyer natyra dhe kafshët. Kam pasur vështirësi në fillim për gjuhën. Pastaj edhe kam shijuar mikpritjen e shqiptarëve”.- thotë ai.

Pasioni për kafshët e nxiti të studiojë për mjekësi veterinare dhe para 3 vitesh është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

“Qysh i vogël kam pasur dëshirën, ëndrrën të punoj me kafshët.  Jo se s’bën veteriner sepse ëndrra ime fillestare ka qenë shkencëtar, zoolog, të udhëtoja nëpër botë, por tani jam i lumtur për profesionin tim sepse gjithmonë kam dashur të punoj me kafshët. Kur erdhi puna për të zgjedh fakultetin, kam zgjedhur fakultetin me dëshirë Veterinari në Universitetin Bujqësor të Tiranës”.- u shpreh ai.

Zgjedhja e tij është paragjykuar nga bashkëmoshatarët, por ai nuk është stepur.

“Kur kam shkuar në Drejtorinë e Arsimit në degën e Lezhës shokët e mi më kanë tallur. Kisha rezultatet të mira në gjimnaz dhe e mora me të parën fakultetin, mora dhe bursë”.- tha ai.

Veterineri 25-vjeçar e ushtron profesionin me pasion, edhe pse has në vështirësi. Ne e ndoqëm gjatë një ditë të zakonshme pune në fshatrat e Lezhës, teksa kryen vizitat dhe mjekimet e nevojshme për kafshët.

“Ushtroj profesionin në mënyrën më të mirë që mundem. Ka shumë veteriner këtu dhe për mua të gjithë që bëjnë këtë punë janë heronj. Është e vështirë, mungojnë dhe kushtet, por shpresoj se janë duke u përmirësuar. Gjithmonë kafshët kanë të papritura...”- tha 25-vjeçari.

Edhe pse me origjine italiane, Giosue ka vendosur të ndërtojë jetën e tij këtu, madje u drejtohet me një mesazh të rinjve shqiptare.

'Unë jetoj vetëm me këtë profesion. Nxjerr të ardhura nga kjo punë. Jam i martuar, jam dhëndër i ri, kam marrë nusen nga Mirdita. Shqipëria ka shumë nevojë dhe shumë mundësi unë e shoh këtë gjë, dhe nëse ti punon me seriozitet dhe e bën me pasion mund t’ia dalësh nuk është e nevojshme me bë pakt me djallin dhe me dal jashtë… Mund të shijosh dhe të jetosh i lumtur në vendin tënd. Unë Shqipërinë e konsideroj vendin tim. U them të rinjve të studiojnë në Universitetin Bujqësor, ndoshta specializimin mund ta bëjnë jashtë por kthehuni në vendin tuaj!'- u shpreh ai.

Krahas punës, Giosue Fiori, ndjek dhe pasionin për muzikën ndaj shpesh e gjejmë duke luajtur në kitarë gjatë eventeve kishtare.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/12/2023 02:17

    Italianet jane nje nga popujt me punetore ne bote dhe ashtu si shumica e te huajve jane dhe optimiste prej natyre,kurse ne jemi shqiptare qe pas 500 vjet ne Turqine otomane dhe ca shekujve te tjere me pare nen Bizantin, morrem dhurate prej tyre dembelizmin orientalo-lindor.Ne filmin klasik /Night of the iguana/ personazhi i Maxime (Ava Gardner) citon nje proverb taoist-/Mei yoo guanchi/(No sweat!) qe sipas saj ,duke cituar nje burim tjeter permbledh te gjithe filozofine lindore.Megjithese ne film eshte perdorur per dicka tjeter,mund te themi qe dhe ne si shqiptare kete filozofi misherojme e kete menyre jetese duket se pelqejme-/No sweat!/.

    Përgjigju
    • Ira: 06/12/2023 11:26

      Fol per vete Iris

  • Meri: 03/12/2023 20:52

    Bravo,për fat të keq,djem e vajza si Giosuè jan të paktë.Të rinjët e sotëm,duan punë të rehatshme,dhe tē mos i bējnë duartë pis.Edhe nji herë,bravo Giosuè të uroj shëndet,dhe veç të mira në jetë.

    Përgjigju
  • Albino: 03/12/2023 19:49

    Bravo..të tillë djem i duhen Shqipërisë

    Përgjigju
  • Respekte: 03/12/2023 16:27

    Bravo

    Përgjigju
  • Zoti të bekoftë!: 03/12/2023 16:03

    Të falenderoj për shëmbullin e bukur që i jep rinisë me punën e pasjonin tënd. Të uroj shëndet e mbarësi. Zoti të bekoftë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Operacion antidrogë në Tiranë, 30 urdhërarreste, 20 në pranga! 5 masa komunikohen në qeli! Pjesë e grupit edhe Enea Sulejmani e polici i RENEA

Operacion antidrogë në Tiranë, 30 urdhërarreste, 20 në pranga! 5 masa komunikohen në qeli! Pjesë e grupit edhe Enea Sulejmani e polici i RENEA