Gjakmarrja, parandalohet një vrasje
A1 Report filmon arrestimin 

Gjakmarrja, parandalohet një vrasje<br />A1 Report filmon arrestimin 
TIRANË - Efektivat e repartit Special Shqiponjat, parandalojnë një vrasje teksa kanë kapur dy persona të armatosur me një pistoletë Glock me dy karikatorë, në pritje për të ekzekutuar gjaksin.
 
Operacioni i Shqiponjave është kryer në afërsi të kryqëzimit të Zogut të Zi, ndërsa disa prej momenteve të veprimeve policore janë filmuar nga kamera e A1Report.
mustafa lici
 
Ky është automjeti tip ‘Benz’, ku ndodheshin personat e armatosur, dhe kjo është pistoleta tip Glock dhe disa sende personale të tyre.
 
Të pyetur nga A1Report burimet policore të Tiranës thanë se një prej të shoqëruarve, Mustafa Liçi, 22 vjeç ka marrë përsipër posedimin e pistoletës dhe ka pranuar se kishte ardhur nga Shkodra dhe se ishte në pritje të gjaksit.
 
Të njëjtat burime thanë se ngjarja e parandaluar ka të bëjë me një konflikt të vjetër gjakmarrjeje të familjes së Liçit, por nuk dhanë detaje rreth saj.

Për hetimin e plotë të ngjarjes janë kërkuar informacione dhe janë përfshirë edhe strukturat e krimeve ndaj jetës së drejtorisë së Policisë së Shkodrës.
 
Veprimet hetimore janë përqendruar në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në planin e vrasjes, si dhe mënyrën e sigurimit të armës me të cilën do të kryhej krimi.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh