Një gjarpër në një kabinë elektrike në zonën e plazhit të Malit të Robit është bërë shkaktar që banorët dhe pushuesit e kësaj zone këtë të shtunë të mbesin pa energji elektrike.
Gjarpri duke prekur pajisjet ka shkaktuar një defekt në kabinën elektrike në linjën 35 kV Shkozet-Kavajë.
Sipas OSHEE-së, rreth orës 11.30 u stakua linja 35kv Shkozet-Kavajë.
Brigada e OSHEE-së është nisur të verifikojë avarinë dhe defekti u identifikua në një kabinë private pranë zonës së Shkallnuerit.
Shkak ishte një gjarpër që kishte prekur pajisjet e tensionit 35 kv, duke sjellë stakim të gjithë linjës disa kilometra.
Aktualisht fatmirësisht është rikthyer energjia elektrike në të gjithë zonën.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com