Gjashtë bazat në Itali të grupit të
drejtuar nga dy vëllezërit shqiptarë

TIRANE- Është cilësuar si një nga hetimet më të rëndësishme të viteve të fundit, ai që zbuloi një trafik të gjerë droge që niste nga Afganistani në Veneto, duke kaluar në Turqi e Shqipëri.

Në Itali janë arrestuar 16 persona në sajë të operacionit “Enigma”, ndërsa në krye të organizatës ishin dy vëllezër Shqiptarë 30 dhe 28 vjeç Emiljano dhe Altin Hajriu. Më shumë se 450 kilogramë drogë e papërpunuar, 325 kilogramë marijuanë, 206 kilogramë heroinë, dhe 22 urdhër-arreste të lëshuar nga policia italiane.

Njëkohësisht janë sekuestruar 5 automjete, si dhe dy laboratorë ku përpunohej droga. Këto janë shifrat rekord të një operacioni të drejtuar nga Guardia di Financa në Itali, në bashkëpunim me policinë shqiptare. Rezultate të arritura falë hetimeve të nisura që në vitin 2010, kur janë sekuestruar 20 kg heroinë në Breshia.

Bazat në Itali
Forcat italiane të rendit kanë zbuluar një organizatë të tërë kriminale që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës, aktive mes Shqipërisë dhe Italisë në zonat e Venetos, Trentino Alto Adige, Emilia Romania, Breshia dhe Umbria. Në Trento ndodhej një bërthamë shpërndarjeje dhe dorëzimi për drogën, si dhe një bëthamë e dytë logjistike, e cila mblidhte paratë dhe i dërgonte në Shqipëri me automjet apo në rrugë ajrore.

Më pas në Verona në Roverkiara një grup tjetër merrte, përpunonte dhe shpërndante ngarkesat me heroinë, në fund një strukturë kriminale në Padova kryente lidhjet mes trafikantëve vendas dhe krerëve të organizatës si dhe me shpërndarjen e drogës dhe mbledhjen e parave të fituara nga shitja.

Organizata kriminale ndërtohej si më poshtë:
- Një qelizë shpërndarje dhe dorëzimi të lëndës narkotike me bazë në Trento;
- Një qelizë e dytë logjistike në Trento e ngarkuar për mbledhjen e parave në dorë dhe të transferimit të tyre në Shqipëri nëpërmjet korrierëve në bordin e autoveturave të pajisura me një fund të dyfishtë ose nëpërmjet rrugëve ajrore;
- Një grup i ngarkuar për pritjen, përpunimin dhe shpërndarjen e ngarkesave të heroinës që ndodhej në Roverkiara (VR);
- Një strukturë kriminale që ndodhej në Padova, e cila kishte si detyrë lidhjen ndërmjet trafikantëve të zonës dhe krerëve të organizatës, gjithashtu merrej dhe me shpërndarjen e lëndës narkotike dhe me mbledhjen e parave.

1 ton heroinë
Organizata merrej sidmos me heroinën, e prodhuar në mënyrë të veçantë në Afganistan dhe e importuar në Europë nëpërmjet itenerarit ballkanik me kamiona e makina të vogla. Një trafik ku Veneto shihej si treg të privilegjuar, pasi është rajoni i dytë në Itali për sekuestrime të këtij lloji.

Krerët e organizatave kanë mbërritur në Padova rreth 15 vjet më parë si klandestinë duke u integruar shumë shpejt në dinamikat e shpërndarjes. Më pas kanë drejtuar trafiqe gjithnjë e më të rëndësishme duke arritur të sillnin në Itali deri në një ton drogë në vit si dhe të specializoheshin në trafikun e marijuanës.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej