Gjashtë artistë kosovarë
në dilemën e ekzistencës

Gjashtë artistë kosovarë<br />në dilemën e ekzistencës
TIRANE- Ekspozita “Unë jam” (“I am”) u lind si fryt i mendimit të përbashkët të gjashtë artistëve nga Kosova rreth dilemës së kahmotshme të kesh apo të jesh, zotërimit dhe ekzistencës. “Është evidente se dilema jonë rreth kahjes që ndjekim në jetë është zgjidhur tashmë përmes të vepruarit tonë, meqë “Të veprosh do të thotë të ekzistosh”, sipas Lao-Czi, por këtë do të donim ta përcillnim kudo rreth nesh përmes mesazheve që japim me krijimet tona artistike.”

Kështu shkruhet në tekstin kuratorial për ekspozitën e gjashtë artistëve të mirënjohur të Kosovës, e cila do të çelet nga data 22 deri në 26 mars 2015 në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Artistët që vijnë nga Kosova për të ekspozuar në Tiranë konceptin e tyre janë Zake Prelvukaj, Buqe Berisha, Eliza Hoxha, Mjellma Goranci Firzi, Arlinda Hajrullahu e Blerta Surroi. Nëse vëren punët e tyre, ato janë plot ngjyra dhe detaje interesante, ku gjithsecili zotëron një origjinalitet të spikatur. Gjashtët artistët që përfaqësojnë zhanre të ndryshme angazhohen të përcjellin këto mesazhe:

- Stop skllavërisë bashkëkohore. Duke qenë dëshmitare të ndikimit direkt të materiales (parasë dhe pushtetit) në degradimin e moralit shoqëror, ne njëkohësisht mbështesim dhe atakojmë segmentin femër. 

- Misioni dytë, por jo më pak i rëndësishëm është Përmirësimi i imazhit të koosvares jashtë Kosovës, ku pashmagshëm kontribuon në përmirësimin e imazhit të tërësishëm të Kosovës.
”Unë jam” mëton frymëmarrjen e krijimeve nga mediumet e ndryshme artistike, të cilat do të influenconin direkt në reflektimin e shoqërisë tonë dhe më gjerë lidhur me atë që secili jemi në këtë botë. Artistët së bashku kanë konkluduar se ky diversitet mediumesh artistike do ta bënte më tërheqëse ekspozitën, ku sipas tyre do të fuqizohej edhe më shumë zëri dhe mesazhi që do të mbartin veprat

”Ne, si artistë nuk do të jemi vetëm zëri i vetvetes, por njëkohësisht edhe zëri i femrës kosovare brenda dhe jashtë kufinjve. Duke qenë dëshmitarë të ndikimit direkt të materiales (parasë dhe pushtetit) në degradimin e moralit shoqëror, ne e trajtuam një nga plagët tashmë të identifikuara të shoqërisë ku jetojmë që e përkufizuam si Skllavëri bashkëkohore. Këtë fenomen negativ e shohim të shtrirë në përmasa shumë të gjëra tek ne dhe jo vetëm.

Mesazhin thelbësor të ekspozitës sonë do ta përmblidhnim me një fjali të vetme:
Nuk është e lehtë të arrish të thuash, por duhet të thuash “Unë jam”, sepse ti ekziston. Ekzistencën tënde e ilustron më së miri veprimi yt, përgjegjësia ndaj veprimit tënd, si dhe përgjegjësia ndaj rrethit social.”


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf