Gjashtë vite zvarritje, Agro-Ushqimori s'paguan gjobën! Përmbaruesit i morën vetëm 24 mijë nga 430 mijë euro! Allajbeu abuzoi me pozitën dominuese e çmimet

Me dhjetëra qytetarët humbën shtëpitë e u përballën me bllokim llogarish nga përmbaruesit menjëherë pas vendimeve të gjykatave, pasi nuk kishin paguar kreditë, pavarësisht vlerës së detyrimit që kishin.

Por, e kundërta ndodh me monopolet në vend, ku përmbaruesit duket se janë të pafuqishëm. Prej afro 6 vitesh, kompania që Administron Tregun Agroushqimor të Tiranës nuk paguan gjobën prej 43.1 milionë lekë (afro 430 mijë euro me kursin e sotëm) që i është vënë nga Autoriteti i konkurrencës, për abuzim me pozitën dominuese.

Kompania EKMA e Klodjan Allajbeut, në vitin 2018 është gjobitur, përveç pozitës dominuese edhe për shkelje të rregullave të konkurrencës me qiradhënien e ambienteve për tregtarët dhe abuzimet me çmimin e dritave dhe ujit. Por edhe pse nga gjykatat e kanë rikonfirmuar gjobën, EKMA ende nuk e ka paguar atë.  

Report TV, ka siguruar ‘rrugëtimin’ e përmbaruesve përballë EKMA, por pa rezultat, pasi ende nuk është arkëtuar as 6% e gjobës së vënë. Edhe pse Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka lëshuar Urdhrin e Ekzekutimit të gjobës më datë 18.12.2018, gjoba ende nuk është paguar.

Autoriteti i Konkurrencës thotë për Report TV se më 28 dhjetor 2018 ka kërkuar ekzekutimin nga një shoqëri përmbarimore private, por deri në vitin 2023, nuk është bërë asnjë veprim për të arkëtuar gjobën. Konkurrenca fajëson për këtë situatë drejtuesit e vjetër të autoritetit, por në fakt që prej 2021-shit, institucioni drejtohet nga Denar Biba, dhe praktikisht për dy vite drejtuesi i ri nuk ka pasur dijeni se çfarë ndodhte me gjobën e vënë ndaj monopolit.

Konkurrenca është vënë në punë në tetor të 2023, për të rinisur masat për ekzekutimin e gjobës ndaj Shoqërisë EKMA Albania shpk. Më 26 tetor 2023 konkurrenca ka lidhur kontratë me një përmbarues tjetër privat, i cili më 30 tetor të vitit të kaluar, ka bërë lajmërim për ekzekutimin vullnetar ndaj subjektit debitor.

Më 20 nëntor 2023, pasi nuk pati asnjë reagim është përmbaruesi ka vënë sekuestro konservative në llogaritë bankare të subjektit debitor, ka sekuestruar aktivet në QKB, dhe në total në të njëjtën ditë i janë marrë 2.4 milionë lekë (24 mijë euro).

Pra në total për gjashtë vite kompania monopol ka paguar vetëm 5.6% të vlerës së detyrimit që ka për të paguar, edhe pse është faktuar që ka abuzuar në kurriz të tregtarëve.

K.T./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juristi: 13/08/2024 20:07

    Shiten përmbaruesit. Mos e çojnë ke përmbaruesi privat tja japin përmbarimiz shtetëror e shikojeni sa shpejt ja vjel gjobën. Por këtu janë të gnithë të korruptuer, pasi vetë institucioni kreditor e ka cuar ke përmbaruesi privat dhe ndan tarifën

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë