Gjebrea: Trafikimi i fëmijëve në
Britani, bëhet fjalë për 7 raste

Zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea deklaron se ndryshe nga se është folur këto ditë në media nisur nga një shkrim i gazetës britanike “The Guardian”, trafikimi i fëmijëve shqiptar në vendin ishullor nuk është në shifra alarmante.

Gjebrea bën me dije se bëhet fjalë vetëm për 7 raste të vetëdeklaruara që kemi të bëjmë me trafikim.

“Nuk kemi ndonjë shqetësim që të na vijë nga ambasada. Sistemi i referimi britanik ka një veçanti, pasi në momentin që një person vetëdeklarohet si i trafikuar, ai regjistrohet si numër”, shprehet Gjebrea.

Në një bisedë në studion e emisionit “Rreze Dielli” me gazetarët Denis Minga dhe Eneida Xhelili, ajo tha se bëhet fjalë për 7 raste të denoncuara për trafikim të fëmijëve shqiptarë në Britaninë e Madhe.

“Vetëdeklarimi është një mundësi më e mirë për të marrë leje qëndrimi. Është në fokusin tonë puna për të sqaruar me Mbretërinë e Bashkuar të gjitha rastet. Nuk është në rritje, në rritje janë vetëdeklarimet. “The Guardian” e theksoi këtë që Shqipëria është e dyta pas Vietnamit dhe bëhet fjalë vetëm për 7 persona. Dhe gazeta i referohet burimeve vetëm të një OJF-je”, nënvizoi zv.ministrja e Brendshme.

elona gjebrea

Lidhur me rastet e trafikimit të qenieve njerëzore brenda Shqipërisë, Gjebrea tha se, gjatë vitit 2015, Policia e Shtetit ka dërguar në prokurori 35 raste. Sa u takon dënimeve, zv.ministrja tha se kemi 5 të dënuar për trafikim të rritur dhe 5 raste të trafikimit të të miturve.

“Ka një përmirësim të punës së prokurorisë në krahasim me 2013, pasi në këtë vit kemi pasur vetëm dy raste dënimit ndërsa këtë vit kemi 10 raste vetëm në 6 mujorin e parë”, u shpreh Gjebrea.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati