Gjelbërim, ndriçim, dhe rrugë të asfaltuara për lagjen Kushtrimi në Vlorë/ Kryebashkiaku Leli: Projekti, arterie kryesore për këtë zonë

Në muajn mars të vitit të ardhshëm pritet të përfundojë rehabilitimi i plotë i lagjes “Kushtrimi” në qytetin e Vlorës. Premtimi i banorëve të zonës u është dhënë nga kryebashkiaku Dritan Leli në vigjilje të Vitit të Ri, teksa inspektoi punimet në këtë zonë. Investimi kap vlerën e 91.5 milione lekeve, teksa punimet do përfundojnë përpara se të nisë sezoni turistik.  Përvec shtrimit të rrugëve Leli u shpreh se prioritet do jetë edhe rrjeti i ujërave te bardha e te zeza, gjelbërimi dhe ndricimi.

Është një rrugë rreth 2 mijë metra linearë e cila do të ketë rreth 12 mijë metra aslfalt, 450 pemë dhe 150 kolona ndricimi. Standartet, të njëjta me ato të rrugës Ramize Gjebrea. Po mbahet në monitorim nga bashkia për të patur rezultate sa më të mira për këtë qytet. Ky projekt, do të jetë arterie kryesore e qytetërimit të kësaj zone.

Dritan Leli, kryetar i Bashkisë Vlorë

Ndërkohë banorët vlerësuan si vendimtar këtë investim për t’i ndryshuar panoramën kësaj zone. 

Këtu nuk vinte traktori, jo më me këmbë. Vlora ka nxjerrë burra, i pari Ismail Qemali, i dyti ky kryetar. Po e bëri rrugën, Dritan Leli do të jetë Ismail Qemali i dytë.

Banorët

Vlora gjatë këtyre viteve është kthyer në një kantier ndërtimi, teksa fokusi kryesor është kthimi i Vlorës në kryeqytetin e Turizmit shqiptar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare