Një ekip ekspertësh kanë zbuluar në Argjentinë eshtrat e një dinozauri gjigant i cili ka jetuar në Tokë. Bëhet fjalë për llojin e quajtur Ingenia prima. Kjo specie me një përmasë gati tre herë më e madhe se gjatësia e dinozaurëve më të mëdhenj të periudhës Triasike. Ai u zbulua në vitin 2015 në qendrën paleontologjike të Balde de Leyes në provincën e San Juan-it, rreth 1 100 kilometra në perëndim të Buenos Aires. E ndërsa rezultatet e kërkimit janë publikuar së fundmi në revistën “Nature Ecology & Evolution”. Pikërisht ky kërkim ka zbuluar se dinosaurët jkanë jetuar në Tokë miliona vjet më herët seç mendohej. Eshtart e gjetura datojnë 200 milionë vite më parë. Më parë është menduar se gjigantizmi është zhvilluar gjatë periudhës Jurassic, rreth 180 milionë vjet më parë.
“Që në momentin e zbulimit u vu re që ishte diçka ndryshe, formati i parë gjigant në mesin e të gjithë dinozaurëve. Kjo është risi”, u shpreh Cecilia Apaldetti, kërkuese e Institutit dhe muzeut të Shkencave natyrore të Universitetit të San Juan (MCN) dhe të Conicet (Këshilli kombëtar i kërkimit shkencor dhe teknik). Hulumtuesit gjetën vertebrën e qafës dhe të bishtit, eshtra të këmbëve të përparme dhe një pjesë të eshtrave të këmbëve të pasme. Sipas vlerësimeve të kërkuesve, specia e zbuluar ka një gjatësi 6 deri në 7 metra dhe peshon 10 ton, e barabartë me peshën e 2 deri në 3 elefantëve. Bëhet fjalë për dinozaurë barngrënës, katërkëmbësh dhe lehtësisht të dallueshëm nga qafa dhe bishti i gjatë, i grupit të sauropodeve.