Bordi i Kullimit në Fier ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve nga firma kontraktore për rikonstruksionin e digës së rezervuarit të Divjakës, pasi kanë gjetur një sasi municionesh luftarake, si predha, granata e fishekë.
“Nga informacioni i marrë zyrtarisht, sot më 14.10.2016, nga firma zbatuese e punimeve BE-IS shpk, e cila ka lidhur kontratën e sipërmarrjes së punimeve për Rikonstruksionin e Objektit të Rezervuarit të Divjakës, rezulton se gjatë zbatimit te punimeve në fazën e zbrazjes së rezervuarit, janë vërejtur municione luftarake si, si granata dhe fishekë.
Në rrugë telefonike kemi orientuar firmën zbatuese që të bëjë pezullimin e punimeve, deri në një moment konfirmimi dhe zgjidhje të situatës.
Në mënyrë që të mos vihet në rrezik jeta e punëtorëve në objekt, e njerëzve të zonës përreth, kërkojmë ndihmën e specialistëve që janë në varësinë e dikasterit tuaj, për vlerësimin e risqeve potenciale që ndodhen në këtë zonë, si dhe konfirmimin tuaj per rifillimin e punimeve në këtë objekt”, thuhen në shkresën dërguar sot Drejtorisë së Policisë Fier, Ministres së Mbrojtjes Kodheli dhe Ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti.

dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com