Gjendet e pajetë në shtëpinë e saj regjisorja e njohur

Gjendet e pajetë në shtëpinë e saj regjisorja e njohur

Arzana Kraja

Regjisorja kosovare Arzana Kraja është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Prishtinë.

Ajo jetonte në lagjen “Kalabria” në Prishtinë dhe ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes.

Sipas mediave kosovare, zyrtarë nga prokuroria kanë treguar se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë dhye trupi i saj i pajetë është dërguar për t’u verifikuar.

Lajmin e ka konfirmuar Qendra Kinematografike e Kosovës ku ka shprehur edhe ngushëllimet për këtë ngjarje të rëndë.

Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i sajë në fushën e kinematografisë ishte i jashtëzakonshëm! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve!”, shkruhet në njoftim.

Arzana Kraja ishte vajza e  kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Regjisorja kosovare njihet për filmin “Shkurta” dhe filmit me metrazh të gjatë “Fusha e mëllenjave” që bëri hapjen zyrtare të edicionit të 11 të PriFest 2019.

“Fusha e Mjellmave” ishte pretendente për çmim edhe në ngjarjen prestigjioze të filmit “Berlinale”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë