Një mjeke është gjendur e vdekur këtë të martë, në ambientet e spitalit të Burrelit.

Sipas informacioneve nga policia, laborantja që ka humbur jetën është Tefta.E, 61 vjeç. 

61-vjeçarja është gjendur e pajetë nga një pacient që kishte shkuar për të marrë përgjigjen e analizave. 

Nga verifikimet e kryera nga policia, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se 61-vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com