Gjendet i pajetë 40- vjeçari në aksin Korçë-Pogradec, përplaset nga një mjet! Shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, ku 40- vjeçari Florant Palla është gjetur pa shenja jete, në afërsi të fshatit Leshnicë.

Sipas policisë dyshohet se viktima është përplasur nga një mjet i panjohur, i cili më pas është larguar nga vendngjarja.

"Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes, identifikimin e mjetit dhe   drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin Florant Palla", njoftoi policia. 

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë kontrolle edhe në servise dhe ambiente të ndryshme në të gjithë aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e drejtuesit të tij.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Pasojat e përmbytjeve, dëmtohen dyert e banesave, inertet dhe balta bllokojnë rrugët

Vlorë/ Pasojat e përmbytjeve, dëmtohen dyert e banesave, inertet dhe balta bllokojnë rrugët