Gjendet i varur në një park të Ukrainës, disidenti bjellorus ndihmonte bashkatdhetarët të arratiseshin

Drejtuesi i një organizate që ndihmonte bjellorusët të ikin nga persekutimi i regjimit të Lukashenkas, është gjetur ditën e sotme i varur. Drejtuesi i grupit është identifikuar si Vital Shyshou, i cili u gjet i varur në një parkun Kiev, pranë shtëpisë së tij në Ukrainë.

Policia ukrainase po i heton të gjitha mundësitë, ndërsa dyshojnë për një vrasje të mundshme i cila mund të jetë maskuar si vetëvrasje.

"Qytetari bjellorus Vital Shyshou, i zhdukur dje në Kiev, u gjet i varur sot në një nga parqet e Kievit, jo shumë larg vendbanimit të tij", thuhej në deklaratën e policisë.

Vital Shyshou ditën e djeshme ishte raportuar nga shokët e tij i humbur pasi kishte dalë për vrap dhe nuk ishte kthyer më. Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes kishin gjetur telefonin celular të Shyshou dhe gjëra e tij personale.

Ukraina, Polonia dhe Lituania janë bërë vende strehimi për bjellorusët që kundërshtojnë Lukashenkan. Kujtojmë që ditën e djeshme atletja bjelloruse, Krystsina Tsimanouskaya që po merrte pjesë në Lojërat Olipmpike në Tokio është pajisur me vizë qëndrimi nga Polonia pasi kërkoi azil politik menjëherë pas kërcënimit që mori nga autoritet e vendit të saj. Tsimanouskaya i kërkoi mbrojtje Komitetit Olimpik Kombëtar pasi kishte frikë për sigurinë sepse Federata e saj dha urdhrin që të largohej nga Japonia pasi atletja kishte kritikuar trajnerin e saj për neglizhencë. Federata e saj e dërgoi me forcë në aeroportin e Tokios, Haneda për ta larguar nga Japonia.

1627986808_Screenshot1.jpg

Vital Shyshou

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen