Një trup i pajetë është gjetur në komunën Tomin, të Peshkopisë. Kufoma është gjetur  nga banorët në një pus, ndërsa janë lajmëruar uniformat blu.

Viktima është identifikuar si 37-vjeçarja Afërdita Shulku, ndërsa sipas policisë  dyshohet se  mbytja mund të jetë aksidentale.

Trupi i pajetë u dërgua në morg, ndërsa pritet dhe autopsia. Gjithashtu policia ka nisur dhe hetimet për të zbardhur ngjarjen.




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)