DURRËS- Një trup i pajetë është gjendur në lagjen numër 6 në Durrës. Familjarët e viktimës ishin duke e kërkuar dhe nuk kanë mundur të kontaktojnë me të. Si rrjedhojë, është kërkuar ndihma e zjarrfikësve të cilët hynë nga dritarja dhe konstatuan trupin e pajetë. Bëhet fjalë për një 60-vjeçar. Ende nuk dihet identiteti i viktimës apo rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po përcakton shkaqet e vdekjes së të moshuarit. 

Në përditësim...