Dy gomone ndiqen me avion nga Frontex, njëra prej tyre braktisët në Vlorë! Dyshime se kishte ardhur për t'u ngarkuar me drogë (VIDEO)
Një gomone rreth 10 metra e gjatë, me tre motorrë të fuqishëm është gjendur e braktisur mëngjesin e kësaj të enjte në zonën e plazhit të vjetër në afërsi të Pyllit të Sodës në Vlorë pas një ndjekjeje nga nga uji, toka dhe ajri nga policia kufitare shqiptare dhe forcat e Guardia Di Finanza-s.
Redaksia 30 Janar 2020, 09:47 | Përditesimi: 30 Janar 2020, 16:52
VLORË- Një gomone rreth 10 metra e gjatë, me tre motorë të fuqishëm është gjendur e braktisur mëngjesin e kësaj të enjte në zonën e plazhit të vjetër në afërsi të Pyllit të Sodës në Vlorë pas një ndjekjeje nga uji, toka dhe ajri nga policia kufitare shqiptare dhe forcat e Guardia Di Finanza-s.
Ka qenë avioni i FRONTEX-it i cili gjatë ditës së djeshme ka pikasur dy mjete lundruese tip gomone në Korfuz duke lundruar drejt ujërave shqiptare. Gjatë ndjekjes nga avioni i FRONTEX, një nga gomonet është kthyer përsëri në ujërat greke, ndërsa gomonia tjetër duke përfituar nga kushtet atmosferike dhe errësira e natës është braktisur nga ekuipazhi në bregdetin e Vlorës.
Nga informacionet e raportuara nga gazetari Armand Xhelili, mësohet se dyshohet se gomonia, në të cilin ishin dy persona, kishin ardhur në Shqipëri për t'u ngarkuar me drogë. Referuar nga e kaluara, dyshohet se personat në bord kanë qenë grekë, pasi këta të fundit janë pilotët më të mirë, dhe se ata do të priteshin në Vlorë nga disa persona të tjerë shqiptar. Pas ndjekjes, ia kanë dalë që të largohen nga toka me ndihmën e personave të tjerë.
Gjatë kontrollit nga policia në gomone nuk është gjetur asnjë send apo material i kundërligjshëm, përveç bidonëve me karburant. Ndërkohë policia po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Vlorëzeza thuajë, batak! Shoku Leli ç thotë ?
Përgjigju