Gjendet pas 4 ditëve në Tiranë, Lirie Manjani, bashkëshorti: E gjeta në trotuar dhe nuk më njohu, më kërkoi vetëm bukë

Prej një jave stafi i emisionit ’Pa Gjurmë’ u angazhua në terren për gjetjen e 55-vjecares, e cila u largua nga shtëpia fshehurazi, katër ditë më parë nga rruga ’Siri Kodra’. Pas denoncimit në program, nga bashkëshorti i saj Sakip Manjani, mjaft telefonata që mbërritën gjatë transmetimeve live lokalizuan vendndodhjen e saj në rrugën ’Mine Peza’. Nga verifikimet e kryera përcollëm mjaft dëshmi, deri sa u bë e mundur edhe gjetja e 55-vjecares. E pangrënë, për katër ditë më rrallë dhe në gjendje të rënduar shëndetësore Liria u kishte kaluar ’nën hundë’ uniformave blu, ndërsa u gjet pak metra nga komisariati nr. 3 i Tiranës, mëngjesin e kësaj të enjte. Lajmin e konfirmoi nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ bashkëshorti i saj Sakip Manjani.

Ju falënderoj shumë, jo vetëm për bashkëshortën time, por për çdo kërkim që keni bërë. Kisha katër ditë që kërkoja ditë dhe natë. Që kur dola në studion tuaj dhe informacionet që erdhën nga qytetarët, tek rruga ’Myslym Shyri’ nisa kërkimet. U bazova nga të gjitha dëshmitë që erdhën në studion tuaj. Në orën 23:00 takova një taksist, i cili pasi më pa të shqetësuar, nisëm të kontrollonim zonën derisa e gjetëm. Ajo nuk më njohu. E gjeta të ulur në trotuar rreth orës 8.30 të mëngjes. Më pas e çova në shtëpi me taksi dhe gjendja e saj ishte shumë e rëndë. Ajo nuk kërkoi për të ngrënë. Komunikova me Lirien shumë pak, pasi nuk dinte të shpjegonte asgjë. Më tha se edhe ajo më kishte kërkuar. Kur shkuam në shtëpi konunikoi edhe me fëmijët. Kam vite me të. Mendova mos i kishte ndodhur ndonjë gjë e keqe. Falenderoj stafin e emisionit ’Pa Gjurmë’ dhe juve. Ju ishit një ndihmë shumë e madhe!

Lirie Manjani, prej 17 vitesh vuan nga skleroza, sëmundje e cila iu shfaq kur ajo ishte 36 vjeçe. Dy vite më parë, familja Manjani jetojnë në rrugën 'Siri Kodra' në Tiranë, pasi u shprëngulën nga Dibra. Për Lirien është e hera e dytë që largohej nga shtëpia, pasi 2 muaj më parë 55-vjecarja u arrit të kthehej në shtëpi nga policia. Këtë herë ishte emisioni ’Pa gjurmë’ ai i cili e gjeti dhe e riktheu pranë familjes, me shpresën se kjo do të jetë hera e fundit.

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare