Shkencëtarët mjeko-ligjorë thonë se kanë gjetur varrin e shkrimtarit të njohur spanjoll, Miguel de Cervantes, afër 400 vjet pas vdekjes së tij. Ata besojnë se kanë gjetur eshtrat e Cervantesit, gruas së tij dhe disa të tjerëve që thuhet se janë varrosur me të në një manastir në Madrid.

Autori i Don Kishotit është varrosur më 1616, por arkivoli i tij më vonë është humbur. Kur manastiri është rindërtuar në fund të shekullit 17, mbetjet e tij janë zhvendosur në një ndërtesë të re dhe janë dashur vite që të rigjenden.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se do të jetë e vështirë ndarja dhe identifikimi i eshtrave të dëmtuara të Cervantesit nga mbetjet e tjera. Cervantes njihet në Spanjë si “Princ i Shkronjave”.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)