Mitingjet që nuk arrijnë të mbledhin më shumë se disa qindra vetë, edhe në qarqet kryesore të vendit kur dikur demokratët motivonin me dhjetëra mijëra, tregojnë vetëm një pjesë të vogël të situatës në të cilën është katandisur PD.
Ndonëse sot, PD ka mobilizuar degët e saj në të gjithë rrethet, si dhe punonjësit e institucioneve që kontrollon, për një pjesëmarrje sa më të gjerë në mitingun përmbyllës në Tiranë, kjo nuk mund të fshehë një të vërtetë që të gjithë brenda selisë blu e dinë mirë… ata do të shkojnë përpara kutive të votimit të shpartalluar.
Shkodër dhe Lezhë – Në qarkun e Shkodrës, mund të thuhet se janë tre rryma që veprojnë, por shkarkimi i Jozefina Topallit jo vetëm që nuk ka dobësuar fraksionin e saj, por ka provokuar një “hemoragji” masive votash. Në Malësinë e Madhe, ka shumë probleme pas shkarkimit të kryetarit dhe riorganizimit, ndërsa rezultati në Pukë pritet të jetë i dobët. Dega e PD në Lezhë është gjithashtu e pllakosur me shumë probleme, ndonëse përpiqen t’i mbajnë gjërat në heshjte. Kryetari i kësaj dege është një person me të shkuar kriminale.
Qarku Vlorë – Performanca e PD në Vlorë arriti minimume historike në vitin 2013, por këtë herë, panorama është edhe më e zymtë. Agron Shehaj është një risi në listën e PD dhe ndonëse kryeson listën, ai nuk ka asnjë njohje në terren ashtu si Nadire Meçorapaj, e dyta në listë dhe edhe me dramatike, Dule, i treti në listë. Në dy vitet e fundit, PD e Vlorës ka vuajtur tre organizime të ndryshme, të udhëhequra nga Alibeaj, Ristani dhe Noka. Vlora ka humbur edhe fraksionin besnik ndaj ish-drejtuesit të Qarkut, Patozit. Të gjitha këto, bëjnë që në Vlorë, dega e PD të jetë katandisur në më pak se gjysmën, që ka pasur edhe në ditën më të zezë. Himara është një histori më vete, dega e PD në këtë zonë drejtohet nga një person i besuar i Bashës, që mori vetëm 27% të votave të delegatëve të zonës. E gjithë pjesa tjetër e braktisi këtë person.
Gjirokastër, Berat dhe Fier – Në qarkun Gjirokastër ka përplasje të forta në kryesi, për shume kohë gjysma e kryesisë ka bojkotuar mbledhjet. Në Berat, PD po mbyll një proces riorganizimi. Probleme në degën kryesore, por edhe në ato më të vogla. Genc Pollo ka lënë pas një tokë të djegur. Në Fier, PD duket si një bakllava e ndarë në thela. Votat e çamëve pritet të jenë vendimtare, pasi ato erodojnë edhe më shumë PD. Me një degë ku PD nuk merr dot 25% të votave, debatet, përjashtimet e konflikte e brendshme bëjnë që rezultati në ditën e votimit të duket i frikshëm.
Qarku Durrës – Në Durrës, prej muajsh e muajsh PD nuk ekziston. Shkarkohet kryetari, ndahet dega, tani ska as zgjedhje. Ribashkohet dega emërohet kryetar i ri, pa kryesi. 3 apo më shumë klane që përplasen. PD në Durrës është në ditën e saj më të zezë.
Qarku Kukës – Konfikte dhe përçarje edhe në këtë bastion të Partisë Demokratike. Në zgjedhjet e degës, dy kandidatët që kërkonin postin e kryetarit u rrahën në sytë e Lulzim Bashës. Me urdhër të këtij të fundit, u vendos se cili do të ishte fituesi.
Qarku Elbasan, Korçë e Dibër – Në Elbasan, dega ka një kryetar që e ka pasur deputet, por edhe drejtues në opozitë. Në zgjedhjet e fundit rezultati ishte më shumë se i turpshëm. Në qarkun Korçë, dega më e madhe, ajo e bashkisë me të njëjtin emër është problemi kryesor. Largimi i Bodes nga partia ka bërë që dega të jetë thuajse e shpartalluar. Një kryetar dhe një kryesi inekzistente. Totalisht në gjumë pa asnjë aktivcitet politik. Në zgjedhjet e fundit lokale PD pati përfaqësimin më të ulët historik. PD aktualisht drejtohet nga një ish-kryetar i PDR. Ndërhyrjet e Eno Bozdos dhe Fatbardh Kadillit e kanë përçarë më tej. Atje ekzistojnë të paktën tre klane, më i dobti është ai i kreut të degës, organizimi nuk ekziston në degë.
Në Devoll- Ka probleme të forta drejtues grupseksionesh dhe seksionesh kanë ikur me LSI dhe PDIU. Në Pogradec ska degë dhe emërimi i Klevis Balilit ka ngjallur përbuzjen edhe të atyre pak demokratëve që votojnë në Pogradec. Në qarkun e Dibrës analiza nuk ka asnjë vlerë. Zgjedhjet lokale të pak muajve më parë flasin vetë dhe edhe këtu, PD rrezikon të renditet forcë e tretë.
E megjithatë, në këtë skenar ogurzi, ka një lajm të mirë për Lulzim Bashën. i gjithë ky proces i stërmundimshëm riorganizimi, ka eliminuar nga degët vendore pothuasje të gjithë kundërshtarët e Bashës, duke vendosur në pozicione kyçe vetëm persona besnikë ndaj tij.
Mediat kanë ndjekur hap pas hapi të gjithë fushatën e PD dhe ky shpartallim, provohet edhe nga pjesëmarrja vazhdimisht e ulët në mitingjet e Bashës, në të gjithë qytetet ku ai ka vizituar.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com