Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe homologu iranian, Mohammad Javad Zarif u takuan sot në kuadër të arritjes deri në fund të qershorit të një marrëveshjeje historike për programin bërthamor të Teheranit.
Dy ministrat u takuan rreth orës 09:00 GMT në një pallat të qytetit zviceran të ulur para shtypit dhe të rrethuar nga delagcionet e tyre dhe përfaqësuesja e diplomacisë evropiane, Helga Schmid.
Kerry dhe Zarif drejtojnë që prej disa muajsh negociatat mes fuqive të mëdha të grupit 5+1 (SHBA, Rusi, Kinë, Francë, Britani e Madhe dhe Gjermani) dhe Teherani, nën drejtimin e Bashkimit Evropian, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për programin bërthamor të kundërshtuar të Republikës Islamike.
Pyetur nga një gazetar mbi mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje në kohë,  Zarif theksoi "ne do të përpiqemi". a dit dans un sourire "nous allons essayer".
John Kerry nuk është prononcuar. Dy krerët do të diskutojnë gjatë gjithë ditës së sotme dhe bisedimet mund të vazhdojnë edhe nesër./