Lum Rrahmani është 7-vjeçari nga Kosova i cili ka triumfuar mes 25 mijë konkurentëve në Dubai, gjatë një gare ndërkombëtare matematike. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, ai tregoi për këtë eksperiencë të bukur dhe tepër të veçantë.
“Kemi pas vetëm 3 minuta me i përfunduar të gjitha detyrat për t’i bërë të gjitha detyrat mirë. Ndjehem shumë krenarë, sepse trofeu është diçka e madhe” tha ai.
Më tej mamaja e tij Linda Rrahmani tregoi për “Rreze Dielli” që është hera e tretë që Lumi shpallet kampion.
Jam jashtëzakonisht krenare, Lumi është hera e tretë që po shpallet kampion në këtë garë dhe një emocion i papërshkrueshëm. Është interesante sepse tek BrainoBrain kërkohet shpejtësia edhe saktësia.Kanë pasur 44 detyra, mbledhje, pjestim, shumëzim dhe është dashur t’I përfundojnë brenda asaj kohe. Kanë qenë gjithsej 15 fëmijë nga Kosova, edhe kanë konkuruar për kategori dhe mosha të ndryshme. Lumi për kategorine e vet dhe për moshën e vet e ka zënë vendin e parë.
Ndër të tjera ajo tregoi se Lumi e ka filluar shkollën që në moshën 5-vjeçare, për shkak të inteligjencës së lartë.
"Për shkak se të inteligjencës së lartë Lumi ishte i përgatitur, ne vetëm se e shtynim edhe një vit, ai nuk kishte pse të vazhdonte parashkollorin dhe për këtë arsye, ne jemi konsultuar dhe me psikolog, më pas e kanë testuar edhe pedagogët e shkollës dhe ka qenë gjithçka në rregull. Përveç mësimeve të rregullta që i merr me bashkëmoshatarët Lumi gjithmonë merr dhe detyra shtesë nga mësuesja, gjithmonë punohet dhe me një plan individual që mos të humbas interesin për shkollën" tha ajo.
Prindërit e tij janë befuar ndërsa në moshën 3-vjeçare, gjeniu i vogël mësoi të lexonte e të bënte llogari.
Ne e kemi kuptuar që prej moshës 3 vjeçare, aty ka filluar të lexojë rrjedhshëm, më pas me numra dhe llogaritje, në fillim mendonim si është e mundur më pas me kalimin e kohës e kemi testuar dhe kemi folur më psikologët që e vunë në pah inteligjencën e tij" tregoi ajo.
MC/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Debati për ish-agjentin e FBI, sipas jush kush ka të drejtë?
-
Qeveria
70.6%
-
Opozita
18.1%
-
Nuk e di
11.4%
Vota total: 880
Lajme të tjera
-
‘Mbretëresha e bimëve’, specialisti Ylli Merja në Report TV: Mos iu ndani hithrës, ja çfarë mund të përfitoni prej saj
23 Janar, 13:48
-
Skema e pensioneve për 2023, ekspertja në “Rreze Dielli”: Nga dokumentat, afatet dhe kushtet për të përfituar, ja gjithçka që duhet të dini
19 Janar, 17:13
-
Kapriçozë dhe të vështirë? Stilistja shqiptare që ka veshur Rihanna-n dhe Maria De Filippi rrëfen në “Rreze Dielli” eksperiencat e saj me yjet botërorë: Ja ‘defektet’ e tyre në stil
19 Janar, 16:28
-
Gjinekologia Mimoza Keta në ‘Rreze Dielli’: Nga rënia e flokëve tek çrregullimi i ciklit menstrual, ja shenjat që vuani nga vezoret policistike
17 Janar, 15:10
-
Vuani nga stresi apo depresioni? Specialisti Ylli Merja në Report TV: Ja si ta luftoni me kura bimore dhe të gjeni qetësi mendore
16 Janar, 15:18
-
Historia prekëse/ Prej 18 vitesh lufton me depresionin, 35-vjeçari rrëfen kalvarin e vuajtjeve në “Rreze Dielli” dhe si arriti të kurohej falë dr. Ylli Merjas
16 Janar, 13:19
-
‘’Ndikimet planetare do të krijojnë mundësi të reja këtë javë”, parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja shenjat më të favorizuara (VIDEO)
16 Janar, 11:38
-
Fenomeni ‘Big Brother’, sociologu Gëzim Tushi në “Rreze Dielli”: Një ‘vitrinë’ që tregon se ku po shkon shoqëria
13 Janar, 14:16
-
E treta në Evropë për mjekësinë integrative, Amadea Stefa merr çmimin e rëndësishëm në Sri Lanka: Si më vlerësoi komisioni botëror
12 Janar, 14:53
-
Nutricionistja Matina Çobo në “Rreze Dielli”: Ja ushqimet që duhet të shmangni nëse po përdorni antibiotikë
11 Janar, 17:03
-
Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Çfarë janë gjëndrat limfatike që na shfaqen në zona të ndryshme të trupit dhe si mund t’i kurojmë me bimë medicinale
9 Janar, 15:20
-
Historia e veçantë/ Iu shfaq gjëndra limfatike 17 mm në qafë, znj.Arife tregon në “Rreze Dielli” si gjeti kurim falë mjekimeve të Ylli Meres: I jam mirënjohëse
9 Janar, 11:50
Gjithandej na del Dubai. Dubai është i Shqipërisë apo Shqipëria është e Dubait?
Përgjigju