TIRANË - Për të disatën herë, studentët e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave në Tiranë janë ngritur në protestë kundër vendimit të qeverisë që ja kalon godinën Gjykatës së Lartë. Këtë të premte ata kanë bojkotuar mësimin dhe ju drejtuan "Sheratonit" aty ku përfaqësues të kryeministrisë dhe Ministrisë së Drejtësisë po mbajnë një takim prezantues të projektit që do ta shndërrojë godinën me histori 60-vjeçare të Fakultetit të Gjeologji-Minierave në "pallat drejtësie".
Shqiptarja.com mëson se disa prej studentëve hynë në takim, por nuk dihet se çfarë është biseduar mes palëve dhe nëse kërkesat e tyre janë marrë parasysh.
Më herët, ndërsa marshuan me pankarta në duar, studentët u shprehën se kryeministri i ka lënë në baltë. "
Kryeministri Rama na premtoi zgjidhje, por sot po na hedh në rrugë", - u shprehën ata.
Ashtu sikurse kanë deklaruar edhe më parë, studentët u shprehën se nuk do të ndalin protestën e tyre derisa sa tu jepet garanci që nuk do të lëvizin nga godina ku akltualisht zhvillojnë mësimin.
"Ky fakultet ka bërë historinë, këtu nisi dhe protesta e dhjetorit ‘90", thanë ata.
Sipas vendimit të qeverisë të marrë më 5 nëntor, godina e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, me të gjitha hapësirat e saj kalon nga administrimi i Ministrisë së Arsimit dhe i Universitetit Politeknik në atë të Ministrisë së Drejtësisë. “
Objekti do të përdoret në funksion të qëllimit dhe veprimtarisë së Gjykatës së Lartë”,-thotë Vendimi i Këshillit të Ministrave.

Foto të tjera Protestës së studentëve iu bashkuan edhe studentë të lëvizjes “për Universitetin” të cilët u solidarizuan me kauzën për të cilën protestojnë studentët e Gjeologji Minierave.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
48.7%
-
Frikë se humbin
43.5%
-
Arsye të tjera
7.8%
Vota total: 1539
Lajme të tjera
-
Kakavijë/ Mashtroi një shqiptar nga Kosova dhe i mori 9 mijë euro, në pranga 41-vjeçari nga Hondurasi, po ikte në Greqi
29 Mars, 15:01
-
Shkoi për të prerë dru, ndërron jetë 42-vjeçari në Berat! I ra trungu i pemës
29 Mars, 14:52
-
Rama: Po hartojmë draftin, s’ka më leje ndërtimi për kompanitë që japin paga minimale! Metri katror ka shkuar mbi 1 mijë euro, ç’kuptim ka ky shfrytëzim?
29 Mars, 14:49
-
U arrestuan pas përplasjes me policinë polake, lirohen 4 tifozët e kombëtares shqiptare
29 Mars, 14:42
-
FOTO/ Pamjet në Zelandën e Re mahnitin botën, spektakël dritash në qiej
29 Mars, 14:38
-
Erion Veliaj flet me emra: JOQ dhe Lolita u vendosin gjoba linjave të autobusëve! Ja kush janë pronarët
29 Mars, 14:31
-
'Ti dhe Luizi çift gjithë jetën', Kiarës i del në mbrojtje gjyshja: Ta dinë të gjithë kush je ti, dje duhet ta kishin lënë BBV banorët
29 Mars, 14:23
-
Vajzat arbitre: Të arbitrosh ndeshjet e meshkujve? Ja çfarë na bën përshtypje…
29 Mars, 14:18
-
Shefi i Bankës Qendrore Evropiane pret 'rënie të shpejtë' të inflacionit
29 Mars, 14:16
-
40 emigrantë të vdekur nga zjarri në një qendër pritjeje në Meksikë! Presidenti: Refugjatët i vunë flakën dyshekëve (Pamjet e rënda)
29 Mars, 14:12
-
Moska: Armët bërthamore në Bjellorusi, mesazh për NATO-n
29 Mars, 13:59
-
Putin e pranon: Sanksionet mund të kenë efekt negativ në ekonominë ruse
29 Mars, 13:58