Gjeorgjina Kuli në 'Repolitix': Komiteti Teknik vendosi, maska e detyrueshme ose gjoba! Epidemiologia: Disa thyen karantinën, por Kodi Penal s'u zbatua (VIDEO)

Mjekja Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë, tha se është vendosur që maskat të bëhet të detyrueshme në ambientet ku ka shumë njerëz, biznese dhe ambientet e mbyllura, pritja në radha dhe se nëse kjo nuk respektohet do të vendosen gjoba. E ftuar në emisioni "Repolitix" në Report Tv, mjekja Kuli tha se ky vendim do të behet bëhet shumë shpejt i zbatueshëm, ndërsa shtoi se nuk pritet të ketë ulje të rasteve.

"Në ambientet e mbyllura dhe në ambientet e hapura ku ka shumë njerëz do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba, ka kaluar faza e këshillimeve. Kjo do të bëhet këto ditë pasi janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejtë. Kurba është e lartë por e qëndrueshme, ndërsa nuk pritet të ketë ulje të rasteve", tha anëtarja e Komitetit teknik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:14
Mjekja Kuli dhe epidemiologia Daja: Janë 234 persona të infektuar me COVID-19 në personelin mjekësor dhe 126 fëmijë (VIDEO)

Rasti i infektimit të bluzave të bardha por dhe fëmijëve ka qenë një nga pikat e diskutimit në "Repolitix" në Report TV, ku deri më tani janë 234 personel mjekësor të prekur dhe 126 fëmijë.

Sipas epidemiologes Rovena Daja deri tani janë 234 raste të prekur tek bluzat e bardha, ku pjesa më e madhe e tyre janë infektuar në vendin e punës nga kontaktet me persona që kanë pasur virusin, por dhe ata që e kanë marrë virusin nga kontakte jashtë dhe kanë infektuar më pas kolegët.

"Kemi staf mjekësor të infektuar, aktualisht janë 234 raste që kanë pasur kontakt me persona me COVID-19 dhe janë infektuar në vendin e punës, por ka dhe nga ata që e kanë marrë jashtë si në rastin e disa infermierëve dhe më pas kanë infektuar stafin. Gjithashtu kemi dhe dy raste të humbjes së jetës tek mjekët", tha Daja.

Në lidhe me rastet e fëmijëve të infektuar, Gjeorgjina Kuli tha se janë 126 fëmijë të prekur nga koronavirusi dhe rasti më i vogël ka qenë 3 javësh. Në lidhje me rastin e fëmijës 2 muajsh i shtruar te Pediatria, Kuli tha se ka disa simptoma për shkak dhe të disa sëmundjeve të tjera, por që nuk ka probleme me frymëmarrjen. Në lidhje me shfaqjen e simptomave, Kuli tha se rastet e simptomave shfaqet me shumë tek më të vegjlit, por që fatmirësisht në Shqipëri nuk ka pasur fëmijë me simptoma mjaft të theksuar nga koronavirusi.

"126 fëmijë të infektuar, rastin më të vogël e kemi pasur 3 javësh. Rastet e tjera janë ose asimptomatik ose me simptoma të lehta. Deri më sot nuk kemi pasur fëmijë me shenja të rënda. Rastin e fundit e kemi pasur 2 muajsh qe ka pasur edhe disa sëmundje te tjera por jo vështirësi në frymëmarrje. Ato pak raste që kanë qenë pak më të renda kanë qene moshat e vogla.  Fëmijët janë dhe mbrojtjen e antikorpeve që i merr dhe nga qumështi i nënës dhe ka një farë mbrojtje që të mos thellohet apo mbivendoset infeksioni", tha Kuli.

Ora 22:11
Epidemiologia: Ka persona që kanë thyer karantinën, por Kodi Penal nuk është zbatuar! (VIDEO)

Epidemiologia Rovena Daja tha në "Repolitix" se ka persona që kanë thyer karantinën, por Kodi Penal por nuk është zbatuar.  "Ka pasur raste që kanë dalë duke pirë kafe edhe pse e dinin që ishin pozitivë. Ka edhe rast kur fëmijët kanë dalë duke luajtur me të tjerët jashtë", tha Daja.
 

A do të hapen shkollat? "Varet shumë nga situata epidemiologjike, nuk mund të themi asgjë të sigurt për momentin. Ne kemi në dorë sjelljen tonë!", tha Kuli.

Në lidhje me izolimin e vendit, ajo tha se nuk ka asnjë plan për mbyllje, mund të jetë sugjerime për mbylljen e një institucioni nëse ka të infektuar që punonjësit e tjerë të punojnë nga shtëpia, por jo për mbyllje totale.

Ora 21:55
'Të ndaluara nga Komiteti Teknik, por hapur', epidemiologia: Festat e pishinat janë burim infeksioni! (VIDEO)

Edhe pse vendi është hapur, përsëri ka shumë vende që janë të rrezikshme për tu frekuentuar nga personat pasi risku është më i madh për tu infektuar me COVID. Sipas epidemiologes Rovena Daja, edhe pse festat, party-t e natës e pishinat duhet të jenë të mbyllura, ato përsëri janë hapur duke rritur mundësinë e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

"Aktivitetet me shumë risk janë ngrënia në një bufe ose ambient të ngushtë, palestrat edhe pse duhet të jenë shumë mirë të ajrosura. Pse të mos shkoni në det dhe jo pishina, të uleni në rërë dhe të mos përdorni shezlongë të të tjerëve. Uji i detit nuk e transmeton", tha anëtarja e Komitetit Teknik Gjeorgjina Kuli.

Kurse Daja tha se vende të rrezikshme janë  të shkosh në lokale, stadiume, marrja pjesë në shërbime fetare mbi 500 persona.  "Ka pasur besimtarët që kanë qenë pozitivë gjatë muajit të Ramazanit, persona që frekuentonin të njëjtën xhami e që kishin lidhje me njëri-tjetrin", tha Daja.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zgjohuni: 09/07/2020 15:01

    Vendosini rregulla të forta ne Ligj...,pa edhe kështu edhe ashtu,Populli do Diktat,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim

Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim