68 raste të reja dhe 2 humbje jetë nga COVID-19, rritet numri i pacientëve të intubuar! 'Infektohet' Spitali i Traumës, 5 bluza të bardha të prekura në Spitalin Elbasan

Situata me koronavirusin në vendin tonë vazhdon të jetë e njëjtë prej disa ditësh. Në 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësirë raporton se dy pacientë kanë humbur jetën nga COVID, duke e çuar 83 numrin në total të viktimave, ndërsa janë regjistruar 68 raste të reja. "Pacientet 58 dhe 59 vjeç nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, nuk mundën të mbijetojnë megjithë përpjekjet e mjekëve dhe terapinë e trajtimit", thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas ministrisë, situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar. "Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde", sqaron ministria.

Tirana, Kruja dhe Kukësi janë tre vatrat më të nxehta.

"24 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 8 në Kukës, nga 5 raste në Vlorë, Berat, nga 3 raste në Elbasan, Lezhë, Kavajë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Korçë dhe nga 1 rast në Divjake dhe Lushnje".

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar në 1791 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1232 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Autoritetet i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të ndërgjegjësohen për respektimin e masave të vendosura, pasi në spitalin infektiv janë shtruar edhe të rinj. Ndërsa bizneset duhet të respektojnë protokollet.

"Situata serioze në spitalin infektiv ku ka dhe mosha të reja të shtruara, kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të ruajtur distancimin fizik, për të ruajtur higjienën personale, për të mbajtur maskën në ambiente të mbyllura, apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca fizike prej të paktën 1.5 metër. Bizneset duhet të marrin të gjitha masat për zbatimin e protokolleve të higjienës të miratuara nga autoritetet shëndetësore, për të ruajtur punonjësit dhe qytetarët", thotë ministria.

Apeli për qytetarët
Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (8 Korrik 2020)

Testime totale             30696
Testime molekulare     26686
Testime serologjike     4010
Raste pozitive             3106
Raste të shëruara       1791
Raste Aktive        1232

Humbje jete         83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë           488
Durrës          222
Shkodër               161
Vlorë             120
Lezhë           65
Fier                      42
Korçë            31
Elbasan        28
Kukës           28
Berat             20
Gjirokastër    15
Dibër             12

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:13
Rritet numri bluzave të bardha me COVID-19 në Elbasan! 5 raste të reja, mes tyre një pediatër dhe dy infermierë

Vijon përhapja e infeksionit mes bluzave të bardha në spitalin e Elbasanit, ku burimet për Report Tv konfirmojnë se janë 5 raste të tjera me COVID-19.

Konkretisht në spitalin e Elbasanit rezultojnë 5 raste të reja, mes tyre 2 infermierë, 1 mjeke pediatre dhe dy familjarë të mjekes! Sipas burimeve familjarët e mjekjes janë e bija shtatzënë dhe mbesa e saj!

Një ditë më parë edhe 4 infermiere rezultuan pozitive me COVID-19 në maternitetin e Elbasanit duke bërë që reparti i Gjinekologjisë të mbyllet.

Ora 16:09
Preket nga COVID-i spitali i Traumës, rezulton pozitiv një specializant!

Preket nga COVID-i edhe spitali i Traumës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka rezultuar pozitiv një specializant. Specializanti punonte tek Urgjenca e Spitalit. 

Ora 11:24
Infektohet me COVID Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Berat! 2 punonjës rezulton pozitiv! 5 raste të reja në total

COVID-19 ka “depërtuar” edhe brenda Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Berat. Dy punonjës në këtë njësi kanë rezultuar pozitiv ditën e sotme. Në total në këtë qytet janë konfirmuar me COVID, 5 raste të reja, ku përveç dy punonjësve janë infektuar dhe një çift, të cilët kishin qenë më parë për vizitë në QSUT. Rasti tjetër është një qytetar nga fshati Karkanjoz.

Ora 11:04
Një prej dy të prekurve në Korçë pensionist, kontakte të rasteve të mëparshme

Dy persona janë infektuar në 24 orët e fundit me koronavirus në qytetin e Korçës. Burime bëjnë me dije se ata janë kontakte të të konfirmuarve më herët, ndërkohë që njëri prej tyre është pensionist. Lajmi i mirë është se të dy janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po qëndrojnë të karantinuar në shtëpi, që do të thotë se nuk e kanë patur të nevojshme për të shkuar në spital.

Ora 08:38
Tetë raste me COVID-19 në Krujë, një grua në gjendje të rëndë në Spitalin Infektiv

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 raste pozitiv me COVID-19 nga 34 testime që janë bërë ditën e djeshme.

Mësohet se një grua ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Infektiv në QSUT.

Ndërkohë sipas gazetarit të Report TV Jualian Shota shifrat janë në përditësim, pasi ende nuk kanë dalë të gjitha përgjigjet e analizave.

Prej disa ditësh në vendin tonë janë raportuar humbje jete, ndërsa shtohen edhe rastet e personave të infektuar.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kola: 09/07/2020 18:07

    Izolim per 10 dite qytete qe preken me shume, keshtu behet ne gjithe boten. Mund te shpetojm veren edhe shume jet keshtu

    Përgjigju
  • besa: 08/07/2020 10:37

    Lerini thirrje po i therrisni mendjes dhe gjeni zgjidhje se per ate pune jeni. Ne dilni perdite me nje fjale bejme thirrje. Shteti duhet sepse individi mendon vetem personalisht ndryshe s'kishim pse ju mbajme me taksa

    Përgjigju
    • Lui: 08/07/2020 14:02

      Je dakord ti besa te kthehet karantina? Se ne keto momente dhe ne keto kushte, shteti kete ka ne dore, dmth te ktheje karantinen. Kaq e veshtire eshte per ty te mbash distance e te perdoresh masken kur nuk ke mundesi te mbash distancen?! Nuk po them per larje duarsh, sepse eshte higjene personale qe besoj dhe shpresoj qe e ke e nuk ka nevoje ta kujtoj.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja