72 viktima/ Sot 3 humbje jete, rritje rekord, 90 raste me COVID, shtrohet foshnja e parë! Mbyllet minibashkia 2 në Tiranë, infektohet familja gjermane në Pogradec

TIRANE-Shqipëria vijon që të ketë shifra alarmante të fataliteteve dhe të prekurve me COVID. Në 24 orët e fundit janë shënuar 3 viktima te Infektivi. Një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese humbën jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor duke e çuar në 72 në total numrin e viktimave. Në 7 ditët e fundit janë shënuar 21 viktima.

Numri i të infektuarve vijon që të ketë një trend në rritje, teksa sot ka shënuar shifrën rekord, 90 raste brenda 24 orëve nga 362 testime. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës.

Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet me raste të shtuara ku aktualisht po trajtohen 80 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar. Ndërsa po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, rasi i parë i hospitalizuar, i prekur nga Covid19 nën kujdes nga stafi i pediatrisë infektive, në gjendje të stabilizuar bashkë me nënën. Fëmija është infektuar nga nëna. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1592 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1088 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë bën apel që të përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën, gjithashtu të zbatohen me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

"Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni. Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19" mbyllet apeli.

COVID-19 – Statistika (3 Korrik 2020)
Testime totale                         28033
Raste pozitive                         2752
Raste të shëruara                   1592
Raste Aktive                            1088
Humbje jete                              72 (Qarku Tiranë 39, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   409
Durrës 209
Shkodër 158
Vlorë     117
Fier       46
Lezhë    57
Korçë    32
Kukës    21
Elbasan  13
Gjirokastër 10
Berat      8
Dibër     8

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:04
Një tjetër mjek preket nga COVID-i, ndodhet në gjendje të rëndë i shtruar në QSUT

Një mjek tjetër është prekur nga COVID-i. Mjeku nga Puka është prekur para një jave dhe ndodhet në gjendje të rëndë në QSUT. 170 persona nga bluzat e bardha janë prekur nga COVID-19 në të gjithë vendin, ku gjysma prej tyre janë shëruar.

Kujtojmë se më datë 30 qershor, ndërroi jetë personi i parë nga radhët e bluzave të bardha i prekur me COVID-19, meku i Hematologjisë, Arjan Pushi.

Ora 13:49
COVID-19 mbyll minibashkinë 2, konfirmohet një rast pozitiv! Punonjësve u merret tamponi

Koronavirusi ka mbyllur minibashkinë numër dy në Tiranë. Burime për Report TV bëjnë të ditur se një rast është konfirmuar pozitiv. Punonjësit janë larguar në shtëpi nga mëngjesi i djeshëm dhe i është thënë që të qëndrojnë në shtëpi deri të hënën. Ndërkohë është bërë dezinfektimi dhe punonjësve i është marrë tamponi. Nga vëzhgimi i Report Tv shihet se në minibashkitë e tjera puna vijon normalisht ku ka shkelje të masave si nga qytetarë por dhe nga vet punonjës.

Ora 11:57
Numri rekord i të infektuarve, reagon Soreca: Lufta s'ka mbaruar ende, kontribuoni në sigurinë kolektive

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luiggi Soreca, me anë të një shënimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas lajmit të autoriteteve të Ministrisë së Shëndetësisë për numrin rekord të të infektuarve me koronavirus në vend. Lidhur me faktin e 90 të infektuarve në 24 orët e fundit Soreca ka shkruar:

"Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se lufta me koronavirusin nuk ka përfunduar ende. Mbajtja e distancës fizike në vende publike do të thotë eliminim i përhapjes së COVID-19. Kontribuoni në sigurinë kolektive! Mbani distancën fizike!"

Ora 11:14
Infektohet me COVID familja gjermane në Pogradec

Tre raste me COVID janë shënuar në qytetin e Pogradecit ditën e sotme. Të infektuarit janë të tre anëtarë të një familje, shtetas gjermanë. Infektimi i tyre mendohet të jetë marrë nga kryeqyteti. Tre anëtarët e familjes gjermane janë pjesë e një fondacioni dhe prej vitesh jetojnë në Pogradec. Në Pogradec tashmë janë 13 raste me COVID në total.

Ora 10:52
Foshnja e parë me COVID-19 e shtruar në pediatri, mjekja Kuli: Nga mbrëmë nuk ka më temperaturë, në spital edhe e ëma (VIDEO)

Të mërkurën për herë të parë një fëmijë u shtrua në infektiv me koronavirus që prej fillimit të pandemisë. Ai është vetëm 2 muajsh, ndërsa së bashku me të është shtruar edhe e ëma, nga e cila ka marrë edhe infeksionin. Gjithsesi e ëma ndodhet në spital pasi fëmija ka nëvojë për t'u ushqyer me gji, pasi gjendja e saj paraqitet e mirë.

Në një intervistë për mediat, shefja e pediatrisë në QSU-të, shprehet se gjendja e të dyve të shtruarve është e mirë, ndërsa nga mbrëmë nuk kanë më as temperaturë.

"Deri të mërkurën nuk kemi patur asnjë fëmijë të hospitalizuar. Pardje kemi hospitalizuar një fëmijë 2 mujash me një pneumoni, me ndjekjen që i kemi bërë ka rezultuar edhe nëna pozitive. Si fëmija ashtu edhe nëna janë hospitalizuar, sepse fëmija duhet të ushqehet me gji për shkak të moshës. Për momentin gjendja është e stabilizuar. Nga mbrëmë nuk kanë patur temperaturë. Jemi në pritje të vazhdimit të ecurisë me shpresë se cdo gjë do të shkojë mirë,"-shprehet Kuli.

Më tej shefja e pediatrisë sqaron edhe rastet e fëmijëve me koronavirus që prej fillimit të pandemisë.

Rreth 110 fëmijë kanë rezultuar pozitivë që prej fillimit të pandemisë, ndërsa rreth 25 janë aktivë, por asnjëri nuk është hospitalizuar,"-është shprehur shefja e pediatrisë në QSU-të.

Ora 07:46
4 raste me COVID në Përmet, infektohet biznesmeni! Edukatorja e merr virusin në plazh, mbyllet kopshti

4 persona janë prekur me koronavirus në qytetin e Përmetit. Burime për Report TV bëjnë të ditur se janë infektuar një biznesmen, një edukatore kopshti dhe dy persona të tjerë. Gazetari i Report TV, Piro Nase raporton se bëhet fjalë për biznesmenin me iniciale Xh.K, i cili dyshohet se është prekur ditët e fundit kur ka qenë në Tiranë.

Ndërsa edukatorja me iniciale O.T., mësohet se e ka marrë virusin në Himarë taksa ishte në plazh. Kjo situatë ka sjellë edhe mbylljen e kopshtit që nga dita e djeshme. Rasti i tretë i përket një gruaje nga fshati Kosinë i Përmetit me iniciale E.F. 

Të 4 të prekurit me koronavirus janë izoluar në ambientet e banesave të tyre ndërkohë që përgjigja pozitive të të tre të prekurve me Covid-19, ka vënë në lëvizje Policinë e Përmetit dhe NJVKSH për të gjurmuar kontaktet e të tre të prekurve. Me numrin e sotëm Përmeti shkon në 5 të infektuar me Covid-19 pas rastit të parë të shfaqur 2 javë më parë ku një muzikant u identifikua si rasti i parë me Covid-19 nga ky qytet.

Ora 10:36
5 raste të reja me koronavirus në Vlorë, kontakte të të prekurve të mëparshëm

Në 24 orët e fundit 5 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në qytetin e Vlorës. Burime bëjnë me dije se të 5 rastet janë kontakte të të prekurve të mëparshëm. Një prej tyre është një familjar i një punonjëse fasoneri, ndërsa të tjerët kanë patur kontakte me të prekur të mëhershëm.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 03/07/2020 15:21

    Vec Birisha i ban derman Virusit. Te cohemi te shporrim Edvin Mafine

    Përgjigju
    • beta: 03/07/2020 16:50

      po cuar jeni a vlla po jeni pak se skeni lider. me mire hic se lulin. Berishen lereni ne pension se u be gazi botes

  • meri: 03/07/2020 13:52

    Ministria e Shendetesis duhet te ishte alarmuar ne kaq shume te infektuar,shume pake tampone ,me 362 tampone 90 raste,po te ishin ber 1000 tampone ,do te kishin gjetur 300 te infektuar.Shembull te keq po japin edhe politikanet,kudo qe i shikon,nuk perdorin maska as distancen nuk e respektojne.Ju,Z.Gazetar i'u del per detyre te ndergjegjesoni popullin ,te kritikoni edhe politikant e pandergjegjshem per perdorimin e maskave dhe distancen sociale.

    Përgjigju
  • Ela: 03/07/2020 11:15

    Mendoj qe duhen vendos menjeher kufizimet pasi e morì lumi ket vend.Te.mbyllen klubet dhe te behen me detyrim maskat.Mos nenvlersoni situaten po ruani veten o njerez

    Përgjigju
  • WTF: 03/07/2020 10:50

    Padituria eshte ulur kembekryq ne Shqiperi. Ka shume idiote qe mendojne se virusi nuk ekziston dhe marrin ne qafe te tjeret. Prandaj duhet qe Rama t'ju vej ne rrjesht te gjitheve e t'ju mbylli neper shtepi qe t'ju mbroje nga vetja juaj. Ja Pse nuk e meritoni lirine.

    Përgjigju
  • Berti: 03/07/2020 10:48

    Tashme qe te prekurit kapin majat cdo dite dhe me te vdekur, per fat te keq, nuk e shohim surratin patetik me bideo dhe audio te Kryeministrit nga bunkeri i shtepise. I ka harruar te gjitha dhe i duket situate normale. Ku ku per zotin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja