'Gjëra t’mira, gjëra t’ bukra', fenomeni i Instagramit Genard Hajdini në një rrëfim për jetën e tij tregon historinë e trishtë…

Në një intervistë në Rreze Dielli ishte i ftuar Genard Hajdini, fenomeni I Instagramit, I cili me videot e tij gazmore ka arritur të tërheq vëmendjen e shumë personave. Ai tregoi për disa pjesë të jetës së tij, të cilat nuk janë shumë të njohura për publikun. Mesa duket videot që genardi realizon janë pjesë e jetës së tij të përditshme, për të cilën ai thotë se edhe në realitet është po aq i lumtur dhe optimist:

‘’ Në përgjithësi në jetë kam qenë shumë pozitiv, kam qenë optimist, kam qenë I lumtur, kam qenë I gëzuar, dhe thuhet që ‘’ gëzimi i perëndisë, është forca ime’’, dhe domethënë duke qenë I gëzuar shpreh një forcë tjetër të brendhsme njeriu, por që të jesh I gëzuar duhen edhe shumë kushtë të tjera të plotësohen, duhet që terezinë ta kesh, gatimet t’I kesh nga dikush, ose të hashvet ose të gatuash vet, ose të gatuaj motra.

Ndërsa shprehet se për të ushqimi është energji, por si çdo njeri edhe në jetën e tij ka pasur momente të vështira, pavarëissht buzëqshjes dhe pozitivitetit ky është momenti më I dhimbshëm në jetën e tij:

‘’ Ka patur dhe problematikat e veta, ndërlikimet e veta, një gjë e vështirë ishte ajo e vdekjes së mamasë nga plumbi qorr në 99’  dhe aty patëm çik një stepje domethënë, sepse kishim qenë shumë më të lumtur, gjithë sëbashku, kishim ato pjesët tona si cdo familje ka hallet e veta në fakt, dhe është e vërtetë ajo që thuhet se ‘’ halli hallit nuk I ngjan’’ sepse është e vërtetë që cdo fammilje ka hallat e veta. dhe po ti futesh në brendësi cdo njeriu ka problematikat, gjërat, e këto pavarësisht se në aparencë duken të gëzueshëm, të lumtur, është edhe një qarje përbrenda shpirtit, që ajo bëhet pikë e fortë ose e dobët, osee fortë që merr spunto për të ecur përpara ose dobësohesh pastaj dhe të dëmton shumë, në gjëra të tjera. Në atë periudhë nuk isha në Shqipëri, erdha vetëm për varrimin, sepse nuk isha në Shqipëri, kur ndodhi ajo se unë isha me studime në Amerikë, nga 95’ deri në 2003.Por në 99; ndodhi kjo dhe unë mora 10 ditë leje nga shkolla që të vija dhe erdha vetëm për të bërë varrimin, dhe pastaj u ktheva prap në shkollë për të vazhduar shkollën sepse më iknin të gjitha, dhe bursa dhe gjithë të tjerat.

Megjithëse se sot, është kthyer në një fenomen në Instgaram, Genard Hajdini në fakt ka një anë tjetër që shumë prej jush ndoshta nuk e dinte më parë, ai ka punuar prej vitesh si mësues në një shkollë në Shqipëri, duke dhënë disa lënë të rëndësishme:

‘’ Kam dhënë mësim biologji, Kimi, dhe shkencat  disa lënë që I kam dhënë nga klasa 7 deri në vit të 12- të. Marrëdhënia me nxënësit ka qenë shumë e mirë i bëja për të qëshur, I toleroja….’’ shprehet ai. 

A do të martohet ndonjëherë fenomeni i Instagramit Genard Hajdini? 

''Dëshirë kam të martohem, por kalova ca peripecira se isha në një lidhje para ca kohësh, 4-5 vjecare dhe tani kur digjesh nga qulli I fryn kosit.. Tani jam më I kujdesshëm, po I peshoj gjërat, dhe them që duhet të jesh me njeriun që të agrovon apo me njeriun që është më I qetë… ‘’ 

D.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 26/08/2020 23:07

    VAZHDO GENAR TE JAPESH MESIM,,,,E KU KA ME MIRE QE NJE NJERI I MIRE DHE I EDUKUAR SI TI TE EDUKOJE BREZIN E RI....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë