Fjalët e fundit që e kanë përcjellë Kristo Frashërin sot në varrezat e Tufinës kanë qenë ato të të birit Gjergj Frashërit, arkeolog dhe studiues i njohur.
I biri në emër të familjes shprehet se babai i tij Kristo Frashëri do të jetë për ta “simbol i atdheut dhe përmendore e moralit qytetar të punës”.
Gjergj Frashëri sjell edhe njëherë në kujtesë origjinën e familjes së tij që e ka lidhur veprën me çështje të atdheut.
“Për ne tre fëmijët e tij, babai ynë Kristo Frashëri është modeli i qytetarit që rilindësit e mëdhenj donin për të bërë Shqipërinë. Fjalët e para që kemi dëgjuar prej tij në vatrën familjare, qëkurse filluam të kuptojmë mbi botën ku jetonim, kanë qenë recitimet e një babai mbi mesazhet e Rilindësve për bërjen e Shqipërisë, të cilat mbylleshin me fjalët e arta lapidare të Naim Frashërit „Punë –punë natë e ditë, që të shohim pakëz dritë“, fjalë që në Shqipërinë e viteve 50‘ dhe në fillim të viteve 60‘ kanë tingëlluar më monumentale se kurrë, për edukimin e gjeneratave që rrodhën më tej në ndërtimin e vendit në përgjithësi, dhe në veçanti, në themelimin dhe ngritjen e institucioneve arsimore dhe shkencore të Shqipërisë përkarshi alfabetizmit shekullor. Babai ynë Kristo Anastas Frashëri është për ne fëmijët e tij, një qiri i ndezur nga rilindësit, nga babai tij Anastas Frashërit dhe gjyshi i tij Josif Frashëri, një qiri për të ndriçuar tavolinën e punës së tij natë e ditë, një qiri - që ai të sillte pakëz dritë dhe dashuri në mendjet e bashkatdhetarëve të tij, për të ndërtuar Shqipërinë, për të hedhur pakëz dritë bashkëkombësve të tij në rrugën e gjatë të qytetërimit evropian.
M‘ë duket se sot kemi të drejtë t’i themi babait tonë të shtrenjtë, përpara se të ndahemi për së gjalli me të, se ai ka qenë për ne fëmijët e tij, është dhe do të jetë edhe për mbesat dhe nipërit e tij - simboli i atdheut, përmendorja e moralit qytetar të punës dhe kurora me trëndelina i përkushtimit idealist i një shqiptari për mbijetesën e vendit të tij. Dëshiroj t’ia përsëris babait tonë, edhe një herë në këtë moment të fundit të ndarjes, atë që ai vetë nuk ishte kurrë i sigurt, se e ka kryer më së miri detyrën që i caktoi i Ati i tij, qëkurse ishte fëmijë - të hidhte pakëz dritë – dritëzën e qiriut të tij - mbi historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve të mohuar në shekuj. Dëshiroj t’ia përsëris edhe një herë këtu përpara se të ndahet prej nesh, i dashur baba, se ne fëmijët e tu jemi të sigurt dhe krenarë, se e ke kryer këtë detyrë sublime prej qytetari bashkëkohor me gjithçka që munde, si rrallëkush. Të jesh i qetë babai ynë i shtrenjtë, se varri yt do të lëshojë pafundësisht për ne, dritëzën e atdheut dhe të qytetërimit të gjeneratave familjare që do të vijnë.
I dashur babai ynë. Qiriri në tavolinën tënde u shua. Por kjo nuk është dhimbje për ne. Ti erdhe këtu pranë gruas tënde tejet të dashur, dhe do të jesh përherë me nënën tonë – Andonetën. Tani do të jeni përjetësisht bashkë, si Atdheu me Mëmëdheun, të pa ndarë përjetësisht. Ne fëmijët, nipërit dhe mbesat tuaja do të vijmë këtu dhe do të marrim fuqi dhe moral familjar nga ju të dy, nga atdheu dhe mëmëdheu i familjes tonë. Ndjehemi të fortë që jeni bashkë. Ju të dy - do na mbani përjetë të bashkuar dhe do të na jepni motivin për të dashur vendin dhe për të punuar që ta stolisim atë.
Ju duam dhe ju falemi përjetësisht për bekimin e jetës që na keni dhënë. Jeni drita e jetës tonë – shpirti shenjtë për të gjithë brezat e familjes tonë që do të vijnë.”
Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com