Sipas informacioneve që kemi mundur të marrim, vajza e cila i ka rrëmbyer zemrën kantautorit Leka është regjisore, e cila pas një eksperience nëpër televizone të ndryshe si “Tv Klan” apo TVSH, tani punon pranë “Top Chanel” me formatin më të ri atë të “Big Brother Albania”.
Erisleda Marko, vajza nga Vlora ka studiuar për regji në Qipro, e cila pas diplomimit është kthyer në Tiranë. Sipas burimeve, çifti i ri prej dy vitesh kanë qenë të lidhur dhe bashkjetonin në një apartament të vogël në Tiranë. I urojmë çiftit lumturi dhe harmoni në jetën e re bashkëshortore.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print