Gjergj Leka kurorëzon fejesën
me regjisoren Erisleda Marko
 

Gjergj Leka kurorëzon fejesën<br />me regjisoren Erisleda Marko<br /> 
Kantautori Gjergj Leka mbrëmë ka kurorëzuar fejesën me regjisoren e quajtur Eriselda Marko. Përmes një statusi në rrejtin social “Facebook” Gjergji ka ftuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit e tij për të qenë prezentë në fejesën e organizuar në një nga klabet e “Bllokut” në Tiranë.



Sipas informacioneve që kemi mundur të marrim, vajza e cila i ka rrëmbyer zemrën kantautorit Leka është regjisore, e cila pas një eksperience nëpër televizone të ndryshe si “Tv Klan” apo TVSH, tani punon pranë “Top Chanel” me formatin më të ri atë të “Big Brother Albania”.



Erisleda Marko, vajza nga Vlora ka studiuar për regji në Qipro, e cila pas diplomimit është kthyer në Tiranë. Sipas burimeve, çifti i ri prej dy vitesh kanë qenë të lidhur dhe bashkjetonin në një apartament të vogël në Tiranë. I urojmë çiftit lumturi dhe harmoni në jetën e re bashkëshortore.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

2/2
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar