22 azilkërkues shqiptarë janë vënë në pranga në Gjermani pasi sipas mediave vendase, ata ishin kthyer në makthin e qytetit të Lingenit duke plaçkitur të paktën 40 shtëpi.
 
Mediat gjermane thonë se 22 azilkërkuesit shqiptarë të moshës 19 deri në 38 vjeç banonin në dy shtëpi në këtë qytet në rrugën “Friedrich-Ebert”, ndërsa po kryhen verifikime dhe për 19 shtetas të tjerë.
 
Sipas policisë gjermane 3 nga 22 të arrestuarit dyshohen se janë të dyshuarit kryesore për grabitjet e shtëpive në këtë qytet. Ata janë të moshës 21, 23 vjeç dhe 38 vjeç. Në mesin e tyre njëri njihet si “kryehajduti”.
 
Sipas mediave gjermane të cilat citojnë policinë, vjedhjet e banesave dyshohet se janë bërë nga muaji maj deri në gusht. Azilkërkuesit shqiptarë merrnin bizhuteri, para, telefona celularë, lap-top dhe sende të tjera me vlerë. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)