BERLIN - Piloti i avionit tip "Airbus A320? në të cilin u vranë 150 persona, ka dalë jashtë nga kabina gjatë rënies së avionit në Alpet Franceze dhe më pas është përpjekur më kot të hapë derën e kabinës me një sëpatë, konfirmoi sot e përditshmja më e shitur gjermane "Bild" duke cituar burime të sigurisë.
"Ndërsa bashkëpiloti, Andreas Lubitz po përpiqej për ta manovruar avionin drejt tokës për arsye të panjohura, piloti i fluturimit 'Germanwings' ka përdorur një sëpatë që ndodhej në bordin e avionit duke u përpjekur më kot të hapte me forcë derën e blinduar për të parandaluar katastrofën", raporton "Bild" sipas burimeve.
Një zëdhënëse e kompanisë gjermane "Germanwings" ka deklaruar për "Bild"-in se një sëpatë duhet të jetë në bordin e avionit.
"Një mjet i tillë është pjesë e pajisjeve të sigurisë të një avioni tip A320?, tha ajo./ATSH/
/Shqiptarja.com