Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe homologu grek, Aleksis Cipras kërkuan sot kapërcimin e stereotipeve që kanë penguar dialogun mes kombeve evropiane, veçanërisht në krizën euro.
"Grekët nuk janë dembelë dhe gjermanët nuk janë përgjegjës për të gjitha vështirësitë e Greqisë. Ne duhet të punojmë fort për të kapërcyer këto stereotipe", deklaroi Cipras, me rastin e vizitës së parë në Berlin.
"Duhet të shmangim të gjitha llojet e stereotipeve", miratoi Merkel, ndërkohë që marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë në nivelin më të ulët që prej disa javëve për shkak të mosmarrëveshjeve për reformat që duhet të ndërmarrë Greqia në këmbim të një ndihme financiare nga kreditorët evropianë./atsh/