Presidenti francez, François Hollande dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, në ditën e dytë të "dialogut të Petersbergut" që mblodhi përfaqësuesit e 35 vendeve, këmbëngulën në nevojën për përshpejtimin e përpjekjeve përsa i përket arritjes të një marrëveshjeje mes Greqisë dhe institucioneve me të cilat Athina po negocion për të shmangur një dështim në pagesa.
"Ne duhet të përshpejtojmë sepse afati po mbaron", deklaroi Hollande në vizitë në Berlin, ndërkohë që kancelarja gjermane, Merkel kërkoi progrese të rëndësishme në diskutimet mes qeverisë greke, Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane, prej të cilave varet zhbllokimi i fondeve, vendimtare për Greqinë./
/atsh/
/Shqiptarja.com